Cfare po ndodh në portin e Durrësit, 5 tragete nga Italia

1894
0

Fluks hyrjesh të udhëtarëve drejt Shqipërisë. Për përballimin e të cilit tragetet në Portin e Durrësit po aplikojnë lundrime vajtje-ardhje, nga e mërkura deri të dielën e çdo jave.

5 tragete pritet të mbërrijnë vetëm këtë të shtunë në Portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës, që pritet të sjellin rreth 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.

Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele në funksion për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre. Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoroteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë, mes të cilëve 8704 shtetas shqiptarë dhe 8396 të huaj dhe 5343 automjete. Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 pasagjerë (2037 shtetas shqiptarë dhe 4229 shtetas të huaj) dhe 2036 automjete.