Çfarë po ndodh? Kina hap atraksionet turistike, njerëzit dynden, harrojne koronavirusin

544
0

Parqet kombëtare kineze janë rihapur në disa zona të vendit por oferta e hyrjes falas në disa prej tyre ka bërë që të mblidhen mijëra vetë në skena kaòtike, pa folur për distancim social apo mbajtje të màskave të fytyrës.

Të dyja hyrjet e parkut të famshëm kombëtar të Huangshan në provincën lindore Anhui u detyruan të mbylleshin dje prej numrit të papërballueshmë të vizitorëve.

Pamje të pabesueshme tregonin mijëra njerëz që mbanin radhë për të hyrë, sup më sup me njëri-tjetrin dhe shumë pa màska.

Asnjë nga vizitorët nuk dukej se ruante distancën prej dy metra të shkruar të udhëzime, por ishin mbledhur për të parë panoramën e Huangshan, të njohur gjithashtu si ‘Malet e Verdha’ ku hyrja kushton zakonisht 20 euro.

Parku kishte njoftuar për ofertën falas në mediat sociale kineze me rastin e Festivalit Qingming

Çdo vizitor duhet të paraqiste çertifikatë shëndetsore dhe të bënte matje temperature por pas një orë dyert duhet të mbylleshin prej fluksit.

Huangshan është një nga disa parqe panoramike kineze që ka ofruar ulje për nxitjen e vizitorëve.