Çfarë po bëni për të ndalur emigrimin? Rama: Edhe mjekët spanjollë ikin nga vendi i tyre

58
0

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të martë Korçën, duke zhvilluar disa takime me qytetarët atje.

I pyetur se çfarë po bën qeveria për të frenuar emigrimin e të rinjve, Rama tha se ky është një trend historik që e kanë kaluar të gjitha vendet. Ai u shpreh se çdo i ri ka ambicie dhe nuk mund t’i thuhet “mos u largo”.

Ndër të tjera ai tha se edhe mjekët spanjollë ikin nga vendi i tyre, pavarësisht se Spanja është një vend i pasur.

Rama: E para mendoj se çdo i ri ka të drejtën të ketë ambicie për të shkuar në hënë. Nuk mund t’i thuash rri këtu, çdo  i ri ka të drejtë të çajë detet mallet, qiejtë. Sot kemi mundësinë për  të lëvizur jashtë. E dyta ne nuk jemi një vend i cili është në grupin e vendeve më të zhvilluara dhe më të pasura.

Je i lirë të shkosh dhe ta provosh.Ky është një trend historik që e kanë kaluar të gjitha vendet.Avazi plakja, plakja është dhe djallëzor dhhe duket sikur këtë taksirat e ka vetëm Shqipëria. Shikoni Italinë, humbet çdo vit 500 mijë bebe. Shikoni Spanjën, 12 mijë mjekë kanë ikur nga Spanja.

Ata thonë po ikim se do na dalë pensioni i ulët dhe jo kemi pagën e ulët. Kush thotë në Shqipëri nuk ka të ardhme, i them e ke gabim. Kush mendon se jashtë është më kollaj, të shkojë ta provojë dhe ta shikojë sesa i mbeten në fund.