“Çfarë pakti bëre?”Guljelm Radoja kritikon ashpër Robert Ndrenikën: Përse u shite miku im?

867
0

Aktori i njohur, Guljelm Radoja, i pozicionuar që në krye të herës kundër shembjes së Teatrit, i është bashkuar sot artistëve dhe qytetarëve në mbrojtje të Teatrit.

Radoja iu drejtua aktorit Robert Ndrenika, duke folur për kthesën që ky i fundit bëri , duke pranuar shembjen e ndërtesës.

“Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Çbëra dje?! Sa dinjtioz qeshë dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”, tha aktori