Çfarë nuk dini për Suedinë?

Shpesh kemi dëgjuar rreth të mirave socio-ekonomike nga shtetet nordike ku edhe Suedia pothuajse në shumicën e rasteve përmendet si një shtet që sjell mundësi të ndryshme për të gjithë banorët që jetojnë atje.

Më poshtë do të lexoni disa fakte interesante të cilat kanë të bëjnë me Suedinë.

1.Qysh nga viti 1800 karkaleci i detit (kräftskiva) ka qenë i njohur në Suedi. Peshkatarët në vitin 2013 kanë kapur 186 000 kg ku shumica prej tyre është ngrënë në festimin tradicional gjatë muajit gusht.

2.Në Suedi jetojnë 20 000 banorë të minoritetit Sami ku që nga viti 1993 ata kanë parlamentin e tyre dhe në vitin 2000 gjuha Sami është pranuar zyrtarisht.

4.Që nga viti 1901 janë dhënë 561 çmime nobel, çmimi është si trashëgimi i shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.

5.Në Suedi, 48 % e prodhimit të energjisë vjen prej burimeve të ripërtëritshme, ku gati 95% e saj vjen nga hidrocentralet.

6.Suedia ka fituar 625.5 medalje olimpike ku 475.5 vijnë nga lojërat olimpike verore ndërsa 150 nga ato dimërore. Një medalje e artë është ndarë me Danimarkën.

7.Çdo muaj nga qyteti Stokholm mblidhen rreth 993 000 kg mbeturina të ushqimit dhe ky ushqim shndërrohet në lëndë djegëse (benzinë) duke prodhuar 115 000 m3 të cilën e shfrytëzojnë autobusët dhe taksitë e Stokholmit si karburant.

8.Suedia ka rreth 9.7 milionë banorë, ku 23% prej tyre janë nën moshën 20 vjeçare dhe 15% kanë lindur në një vend tjetër.

9.Rreth 300 000 deri 400 000 drerë enden nëpër pyjet suedeze, pavarësisht nga fakti se 100 000 prej tyre vriten gjatë gjuetisë vjetore ku marrin pjesë rreth 250 000 njerëz.

10.Prindërit suedezë kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë 480 ditë pushim të paguara për kujdesjen e fëmijës ku 60 ditë janë të rezervuara për baballarët. /Gazeta Shqip/

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.