Çfarë ndryshoi lindja e djalit? Bes Kallaku “thyen heshtjen” për ndarjen me Xhensilën: Kanë baltosur emrin tim

151
0

Ai është rikthyer në ekran dhe pranë publikut që e mbështet e duartroket prej rreth 20 vitesh nëpërmjet reality show-t, Ferma VIP. Por jeta personale e Bes Kallakut ka krijuar gjithmonë një interes të madh publik, kjo edhe për shkak se partnerja e tij ka qenë gjithashtu një personazh i famshëm.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji i kanë dhënë fund martesës së tyre, 7 vite pas dasmës dhe më shumë vite histori dashurie. Ky divorc ka qenë një ndër më të përfolurit ndonjëherë në historinë e personazheve VIP në Shqipëri.

Prindërit e dy fëmijëve kanë vendosur të mos flasin për këtë, por i ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites”, aktori nuk kaloi pa përmendur këtë temë. Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione deklaratat se divorci mes tij dhe Xhensilës është i stisur nga vetë ata.

Këtu njerëzit, dhe problematike është fakti që vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marrr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tëndë. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë.”

Pyetjes se çfarë ka ndryshuar ardhja në jetë e djalit, Bes Kallaku i është përgjigjur kështu:

Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët“, tha ai./vizionplus.tv