Cfarë ndodhi me kursin e këmbimit ditën e sotme. Ja si e nisën javën Dollari dhe Euro

42
0

Dollari e nis javën pozitivisht por në raport me rritjen e vazhdueshme që e ka karakterizuar këto 2 muajt e fundit mbetet e dobësuar dhe për herë të parë ka rënë poshtë monedhës europiane duke u blerë sot me 112.8 lekë dhe duke u shitur me 114 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane edhe pse nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të kuotës mbetet relativisht e fortë teksa blihet sot sërish me 116.7 lekë dhe shitet me 117.3 lekë.

Paundi britanik ka shënuar rënie gjatë fundjavës pasi është blerë këtë të hënë me 132.5 lekë dhe është shitur me 133.7 lekë në raport me javën që lamë pas.

Franga zvicerane shfaqet e fortë pasi krahasuar me javën e shkuar blihet mëngjesin e sotëm me 118.9 lekë dhe shitet me 119.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.