Çfarë më ndodhi kur gatuajta pastërma me lakër në Amerikë? (Video)

785
0

Ushqimet tona tradicionale duket se nuk preferohen nga të gjithë, madje për disa janë edhe bezdisëse. Aktori Xhevahir Zeneli tregoi sot në “Xing me Ermalin” se gjatë periudhës që jetonte në Amerikë kishte gatuar pastërma me lakër. Por siç duket ky gatim ishte bërë problem për gjithë pallatin, banorët e të cilët i kishin shkuar tek dera dhe i kishin kërkuar të mos e gatuante më.

Ermal Mamaqi: Si u njohe me shqiptarët në Amerikë?

Xhevahir Zeneli: Nga gjuha, më kapte veshi ndonjë fjalë shqip. Unë rrija në një pallat 6 katësh dhe në fund të vitit të tretë i njoha kush ishin komshinjt e mi sepse nuk të flisnin ata. Rastësia që i njoha se kë kisha komshinj ka qenë pasi u ktheva nga Shqipëria dhe kisha marrë me vete pastërma dhe fasule. Një ditë në Amerikë bëra lakër me pastërma dhe në një moment më bie dera, e hap dhe shikoj nja 6 veta aty. Siç duket i kishte qelbur era e lakrës. Më thanë: Nëse s’ju vjen keq a mund ta hidhni dhe t’ju porosisim pica.../tvklan.al