Kristi dhe Miri kanë patur një bisedë të qetë me njëri-tjetrin, pasditen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Fillimisht Miri i tha atij që nëse largohet nga gara nuk do t’a takojë dhe këtë gjë duhet t’a marrë si një sinjal.
Më pas në një moment Kristi e pyet atë se “për çfarë donte që të fitonte Big Brother VIP?”.
Miri nuk i kthente përgjigje dhe Kristi i kthehet:
“Më shih në sy të paktën”.
E teksa këngëtari nuk i kthente përgjigje, ai i drejtohet duke i thënë:
“Ka të bëjë me bisedat e para fare, që një bisedë kemi bërë për jeten ne, me prind me…”.
Në këto momente Miri shpërthen në lot dhe Kristi shkon pranë tij duke e përqafuar. Më pas për të çdramatizuar situatën, ai i thotë:
“Do ta përdor tani, e di ça do të them, unë të bëj të qash”.