Skip to content

Çfarë fati: Minatorët zbulojnë dy shkëmbinj me ar

    Minatorët në Australinë Perëndimore thonë se kanë zbuluar dy shkëmbinj të mëdhenj me ar, që vlerësohen në miliona dollarë.

    “Guri më i madh, me peshë 95 kg, përmban 68 kg ar”, tha kompania minerare kanadeze “RNC Minerals”.

    Kompania shtoi se arin me vlerë rreth 15 milionë dollarë e nxori javën e kaluar.

    Një inxhinier i minierave i përshkroi gjetjet si “jashtëzakonisht të rralla”.

    Shkëmbi i dytë është me peshë 63kg dhe me rreth 45 kg ar.

    Minatorët në Australi nxjerrin zakonisht 2 gramë ar për 1 ton gur./tch/