Çfarë domethënie ka shenja që bën me duar Angela Merkel?

1529
0

Gishtat bashkohen me butësi dhe duart formojnë një hapësirë në formë diamanti. Kancelaria gjermane ka vite që e bën një shenjë të tillë, sa mund të thuhet se është tipike e saj. Por ajo nuk është e vetmja, në mbarë botën politikanët bëjnë një shenjë të tillë.

Sipas Bild, tani interneti po vlon nga teoritë konspirative në lidhje me këtë shenjë. Ajo quhet ‘Diamanti i pushtetit’ dhe për shumë njerëz është një shenjë e masonëve. Disa të tjerë shtojnë se kjo është gjuha e tokës për alienët.

Por çfarë thotë ekspertja e gjuhës së trupit, Sabine Muehlisch?

“Me këtë qëndrim kancelaria e përqendron energjinë dhe kontrollon emisionet e saj”. Vetë Merkel jep një shpjegim shumë të zakonshëm. “Më ndihmon të mbaj drejt bustin”.