Çfarë do të ndodhë me qendrat tregtare, supermarketet, furrat e bukes apo farmacite?

628
0

Kryeministri Edi Rama ka dhënë shpjegime të reja mbremjen e sotme për masat efundit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Rama tha se në qendrat tregtare do të pezullohet aktiviteti i të gjithë dyqaneve të cilat nuk janë të lidhura me ushqimin apo produkteve mjekësore, por dyqane rrobash dhe parfumesh do të mbyllen.

“Për qendrat tregtare, do të pezullohen të gjitha aktivitetet brenda tyre që nuk janë të lidhur me shërbimin për ushqim apo farmaceutik, dyqane rrobash, parfumesh do të mbyllen. Ndërkohë që cdo shërbim për ushqimet do të jetë i hapur.

Nuk është e nevojshme, është e dëmshme që të shkojmë dhe të marrim me radhë furrat e bukës dhe të mbledhim bukë në shtëpi. Për blerjen e ushqimeve dhe ilaçe do të lëvizet, nuk ka mungesa. Ushqimoret, furrat e bukës dhe farmacitë do të jenë të hapura”,-tha Rama./