Cfare do te ndodhe me Bashen nese humbet, Berisha habit me deklaraten

212
0

Themeluesi i PD Sali Berisha, tha nga Korça se me zgjedhjet në PD, edhe nëse humbet Lulzim Basha do të mbetet në parti.

Berisha tha se çdokush që largohet nga partia i pakëson radhët, ndërsa solli rastin e Agron Shehaj.

“A u bë gara me Agron Shehun? Ja unë po e them këtu: Agron Shehu e meritonte te ishte ne kryesi, sepse e votuan 20% atë. Ata 20 përqind ta shihin aty. Po të shohësh në histori ai që ka kandiduar për kryetar nuk ka dal kurrë jashtë kryesisë, ka mbetur anëtar i kryesisë. Sali Berisha ka fituar me 70 përqind ai që rivalizonte ka mbet aty. Çdo njeri që e kundërshtoi humbi vendin e tij, kjo duhet të marri fund… Kështu ne shkojmë duke krasit veten. Statuti është shumë i drejtë në këtë pikë. Statuti thotë që çdo masë merret me 2/3 e Këshillit Kombëtar.  Ne do bashkohemi, dhe unë përsëri…Ai do mbetet, pa diskutim,  por ama duhet të votojmë. Nuk mund të thotë kurrë që nuk lejoj kuvend”, tha Berisha./