Çfarë bie jashtë, futet brenda/ Varfëria e ulur ‘këmbëkryq’, në familjen nga Peqini

541
0

Me fëmijë të sëmurë dhe pa asnjë të ardhur jeton familja me 5 anëtarë në Peqin. Ata jetojnë me një ndihmën ekonomike prej 6 mije lekë në muaj, por ajo nuk i mjafton për të blerë ilaçe pasi njëri prej fëmijëve është agresiv dhe i duhen vazhdimisht ilaçet. Familja Bulla kërkon ndihmë për një strehë pasi ajo në të cilën jetojnë nuk i ofron as kushtet më minimale.

Skamja është ulur këmbëkryq në familjen Bulla që jeton jo më shumë se dy kilometra nga qendra e qytetit të Peqinit. Familja me pesë anëtarë jeton në një ngrehinë që ata e quajnë shtëpi. Por pamjet tregojnë më së miri se në çfarë gjendje është kjo banesë. Një shtëpi e ndërtuar më baltë e cila përbëhet nga vetëm një dhomë në të cilën jetojnë pesë anëtarët e kësaj familje me vetëm 6 mije lekë në muaj ndihmë ekonomike që merrnin nga Bashkia e Peqinit.

Frigoriferi është boshatisur sa që e zonja e shtëpisë del e kërkon lëmoshë nëpër fqinjët përreth, pasi shtetit e ka harruar totalisht atë. Krahas varfërisë që nuk ka nevojë shumë për koment e zonja e shtëpisë, Pranvera thotë se edhe fëmijët i ka të sëmurë. Ajo thotë se 3 fëmijët janë të sëmurë, por më problematike është gjendja e djalit ku shpesh herë bëhet agresiv, pasi nuk ka se cfarë të hajë.

Janë dy motrat e tij Fitnetja dhe Behija që kujdesen për të në shumicën e rasteve, por e kanë të pa mundur. I zoti i shtëpisë Bardhuli i kërkon ndihmë shtetit që të paktën ti sigurojë një strehë, pasi nuk kanë ku të fusin kokë, shtëpia i pikon, nuk kanë ngrohje. Me paratë që marrin nuk i sigurojnë dot as ilaçet. Dimri po vjen dhe jetesa e familjes Bulla brenda një dhome që futet uji sa herë bie shi po bëhet e pa mundur, e vetmja shpresë që i ka mbetur është tek Zoti dhe tek qytetarët që e shikojnë këtë kronikë./Shqiptarja