11 fëmijët e paharrueshëm të kinemasë shqiptare. Ja si duken dhe çfarë bëjnë sot

1918
0

Kush nuk i mban mend Gjinon, Tomkën, Benin, Taulantin, Mimozën, Rudinën, atëherë është shumë i vogël për këtë artikull. Këta janë aktorët e vegjël më të famshëm shqiptarë dhe ka mjaftuar vetëm një rol që të bëhen të njohur e të mbahen mend për vite të tëra. Tanimë të gjithë janë rritur, disa kanë vazhduar rrugën e artit e të tjerë i janë larguar televizionit. “Xing.al” ju tregon sot se si duken e ç’ka ndodhur me aktorët e vegjël të filmave shqiptarë që i kemi dashur kaq shumë.

1.Admir Sorra i njohur si Gjino i “14 vjeç dhëndër” i cili luante rolin e bashkëshortit minoren që u martua me Marigon, nuk është më aktiv me projekte në ekran.

Ai për disa vite ka jetuar në Itali dhe më pas u rikthye në Shqipëri ku aktualisht jeton në Vlorë. Admiri nuk është shumë aktiv as në rrjete sociale duke mos preferuar të jetë në vëmendje pavarësisht se në media është shkruar shpesh për të. Sot ju sjellim disa foto të viteve të fundit nga aktori për të parë ndryshimin që ka pësuar pas 30 vitesh që nga roli i Gjinos.

2.Aktoren e Mimoza Llastica edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta thërrasin me emrin e personazhit. Ajo quhet Zhaklina Dhimojani dhe ka ndryshuar shumë që nga koha kur luante filmin.

Edhe pse i ka kaluar të pesëdhjetat, Zhaklina duket një femër shumë e hijshme. Ajo është larguar nga Shqipëria që në vitin 1990 dhe jeton në Bern të Zvicrës.

Aktorja është e martuar dhe ka një vajzë. Zhaklina nuk merret më me aktrim por tani ka marrë drejtim komplet tjetër.

Ajo ka punuar si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas si organizatore e koncerteve me muzikë klasike.

3.Ndryshe nga dy aktorët e mëparshëm, Benin e filmit “Beni ecën vetë” e keni parë shpesh në ekran. Herion Mustafaraj ka jetuar prej 27 vitesh në Amerikë por nuk i ka munguar ekranit shqiptar.

Herioni ka marrë pjesë në disa emisione e spektakle shqiptare siç ishte edhe “Dance with me”. Ai sot është 50 vjeç dhe baba i një vajze 15 vjeç.

Duke qenë se kanë kaluar shumë vite, edhe Herioni ka ndryshuar shumë që nga koha kur luante Benin dhe disa nga fotot e tij më të reja jua sjellim më poshtë.

4.Taulanti i fitoi zemrën të gjithëve me rolin e një fëmije të përkëdhelur në filmin “Taulanti kërkon një motër”. Sot ai nuk është më aktor por një arkitekt.

Donald Kokona është 37 vjeç dhe jeton në Tiranë. Së fundmi ai është rishfaqur në ekran i ftuar në emisione, ku ka treguar për kohën kur luante rolin e Taulantit dhe pasionin e tij në arkitekturë.

5.E famshme nga filmi “Taulanti kërkon një motër” është edhe Ola, shoqja e ngushtë e Taulantit. Ndryshe nga Donald Kokona, aktorja që luante rolin e Olës, Sabiela Agushi nuk është shfaqur më në ekran që pas këtij roli.

Ajo jeton në Gjermani, punon si juriste në Bashkinë e Mynihut dhe është e martuar. Sigurisht që edhe ajo ka ndryshuar shumë që nga roli i Olës. Sabiela Agushi sot është një femër shumë simpatike, bjonde dhe disa foto të reja të saj mund t’i shihni më poshtë.

6.“Tomka dhe shokët e tij” është një nga filmat që ka mbetur gjatë në kujtesën e të gjithë shqiptarëe. Aktori që luante rolin e Tomkës quhet Enea Zhegu.

Ai ka luajtur edhe në filmin “Lulëkuqet mbi mure”, por pas disa roleve preferoi të shkëputej nga kinematografia. Pas 30 vjetësh Enea u rikthye me serialin “Milenium” në vitin 2013.

7.As Rudina e “Dy herë mat” nuk e ka vazhduar më aktrimin pas rolit me të cilin publiku e kujton edhe sot.

Manjola Begolli ka mbaruar studimet për ekonomik dhe sot është biznesmene. Pavarësisht se e ka lënë aktrimin, Manjola vitet e fundit është shfaqur shpesh nëpër emisione. Ajo sot është një femër shumë elegante siç e shihni edhe në fotot e mëposhtme.

8.Në moshën 13-vjeçare Petro Papakosta u bë shumë i njohur me rolin e Velos në filmin “Partizani i vogël Velo”, por ashtu si shumë aktorët e sipërpërmendur edhe ai u tërhoq nga aktrimi.

Petro Papakosta sot është shkrimtar dhe ka botuar disa libra.

9.Rolin e “Colit” në filmin “Debatik” e ka luajtur aktori Shpëtim Zani i cili me këtë personazh fitoi simpatinë e publikut shqiptar. Por edhe Shpëtimi nuk e vazhdoi karrierën si aktor pavarësisht se “Coli” mbahet mend sot e kësaj dite e me këtë rol krenohet.

10.Filmin “Shoku ynë Tili” e kujtojmë me nostalgji dhe po kështu edhe personazhin kryesor Tili por për aktorin Arben Latifi ky do të ishte roli i parë dhe i fundit.

Arben jeton prej vitesh në Gjermani. Më poshtë mund të shihni disa nga fotot e tij të fundit ku shfaqet shumë trendi me flokë bjondë.

11.Po Fatmirin e filmit “Në shtëpinë tonë” e mbani mend?

Ai sot është themelues i një prej kompanive më të mëdha audio-vizuale në Shqipëri, është i martuar dhe është bërë baba./Xing.al