Çdo njeri është mbret në shtëpinë e vet! Erion Kristo, një dedikim brilant për njerëzit pa edukatë të Facebook

841
0

Nga ERION KRISTO, pedagog

Kete status e kam per njerezit pa kulture dhe pa edukate te fejsbukut.

Nese nuk u pelqen ndonje status, kultura dhe edukata e kerkon qe mos te angazhohesh me te, sidomos ne rastet kur personi poston dicka qe ka rendesi per te.

Mund ta kundershtosh, po smund ta ofendosh apo t’i besh karshillek.

Shoh me vemendje ne fejsbuk, si ne nje liber te hapur, se si ne vend qe fejsbuku te na qyteteroje, te na bashkoje, te na gezoje e argetoje, po kthehet ne nje barre, ne nje merzitje, ne nje lodhje te panevojshme.

Cdo njeri duhet ta permbaje veten e vet.

Mungese kulture nuk eshte kur perdor ndonje fjale te piste, por kur peshtyn atje ku tjetri ha.

Menyra se si shume njerez komentojne me ngjan me kete krahasim: sikur te vij une ne shtepine tuaj dhe t’ju shaj nga robt e shtepise (ka plot qe e bejne kete); sikur te futem une ne dyqanin tuaj e te filloj te thyej pjatat; sikur te futem ne nje dasme dhe te shaj nusen.

Nuk kam bere kontrate me askend qe t’i bej qejfin dhe t’i permbush kriteret e miqesise. Kontrata eshte shume e thjeshte: respektoni kodin etik te fejsbukut.

Nese keni urrejtje te mbjelle ne shpirtin tuaj per turqit, amerikanet, francezet, socialistet, demokratet, artistet, apo cfaredolloj gjeje tjeter, perpiquni ta shkarkoni me te drejte ne murin tuaj.

Sepse muri juaj eshte juaji.

Muri im eshte imi.

Nese nuk ju pelqen nje gje, ai butoni qe e prish miqesine, eshte nje buton magjik. Perdoreni me shpesh.

Keshtu ndihmoni edhe veten edhe tjetrin.

Nuk e di ca mendimi keni ju, po une zakonisht nuk rri me njerez qe nuk i kam qejf.

Kjo do te thote se fejsbuku im eshte per qejfin tim, dhe se nuk i jap llogari askujt se cfare shkruaj e cfare bej ne te.

Jam i detyruar t’ju kujtoj nje shprehjen time te vjeter, pak e piste, po shume efikase:

“Nese nuk ju pelqen era e pordheve te mia, mos rrini prapa b… sime”.

Une s’e bej kete me askend.

Une respektoj mendimin e kujtdo.

Madje dhe te atyre qe me kundershtojne.

Po thjesht nuk dua te me bej karshillek askush dhe une e kam ne vetvete qe si bej karshillek askujt.

Nese shkruaj ndonje gje te tepruar, e shkruaj me miq qe me kuptojne dhe me respektojne.

Po asnjehere nuk bej si i fandaksur.

Nuk eshte fejsbuku im nje vend ku mund te shkruhet historia as e Amerikes, as e Frances, as e Turqise.

Nese keni ndonje gje me keto shtete, mbajeni per vete.

Nuk ju detyroj fare te mendoni si mua. Thjesht ju them te mos me bezdisni mua qe jam ne punen time, ne shtepine time, ne qejfin tim.

Dhe nga ana tjeter, nuk me pelqen fakti qe ofendoni pushtetare te ndryshem nga familja e tyre.

Mua s’me pelqejne fare, po nuk marr neper goje emrat e familjareve te te tjereve, te grave, e sidomos te femijeve.

Mund te mos ju pelqeje as ky status, po skeni asnje te drejte te kerkoni nga mua dicka qe nuk ua kam premtuar.

Nga mua duhet te kerkoni vetem respekt.

Dhe nese nuk me respektoni, eshte e sigurt fare qe une ate butonin e bllokimit do ta perdor.

Nese ju dukem pordhac, ka plot njerez te tjere qe jane ne pritje te miqesise tuaj.

Nuk e di nese jam shprehur qarte, po di qe fejsbuku eshte per qejf, per kenaqesi, per njerezillek.

Nese nuk e perdorni per kete qellim, vereni punen dhe me lini mua rehat, se askujt nuk i kam ndonje borxh.

Nese une mendoj se ngjarja qe ndodhi diku ishte e rende, nuk me plas fare te mendoj se cfare mendoni ju per ate.

Dhe kjo me besoni qe eshte kulmi i edukates.

Jeto dhe leri te tjeret te jetojne.

Dashuroni ke te doni, po mos me urreni mua qe dashuroj ke dua.

Cdo njeri eshte mbret ne shtepi te vet.

Nese nuk beheni dot pozitive, te pakten mos u beni negative.

Negativiteti vret qelizat.

Mos u beni si ato fishekzjarret qe plasin nje here dhe kthehen ne hi pastaj.

Tung.