Çdo ditë raste te reja! Prindër ruani fëmijët! Dyshohet se ngacmoi s*eksualisht 9-vjeçaren në rrugë, e pëson keq burri..

284
0

Nuk reshtin rastet e denoncimeve për pedofili. Kësaj radhe denoncimim vjen nga Shkodra.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet F. B., 58 vjeç, pasi ka kallëzuar një 41-vjeçar se ky shtetas dyshohet se i ka ngacmuar seksualisht, në rrugë, vajzën 9 vjeçe.

Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Vetëm një ditë më parë u denoncuan dy raste në Korçë dhe Përmet.