1.5 C
Tirana

“Çdo aleat i SHBA-së, një shënjestër e Iranit” Flet gjenerali amerikan: Ja ku rrezikohet Shqipëria nga Irani

Date:

Share:

Gjenerali amerikan Michael Barbero bëri sot thirrje për vigjilencë edhe nga ana e Shqipërisë pas përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe SHBA.

“Çdo mik i SHBA-së, për fat të keq, konsiderohet si një shënjestër e Iranit”, tha gjenerali amerikan në Tiranë në një takim për sfidat e sigurisë.

“Vigjilenca është mjaft e rëndësishme, veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjilente në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike”, tha Barbero.

Ndër të tjera ai tha se vrasja e Kasem Soleimanit është më e rëndësishme se ajo e Osama bin Laden dhe e Al Bagdadit.

“Kam qenë 4 vjet në Irak, deri më 2011 isha si oficer i gjeneral Petreas, dhe më pas u riktheva si komandant i NATO-s për të punuar me forcat ushtarake të Irakut. Jam mirënjohës për atë që Qassem Suleimani ka bërë. Sulmi për të vrarë atë ishte mjaft i rëndësishëm, mendoj se ishte më i rëndësishëm se vrasja e Osama Bin Laden, apo AL Bagdad. Ai ishte personi i dytë më i fuqishëm në Iran dhe arkitekti i çdo lloj paqëndrueshmërie atje. Nuk do të kishte luftë atje, nëse ai nuk do të ofronte ndihmën e tij apo nuk do të jepte urdhra. Ai ishte një terrorist, drejtonte të gjitha sulmet.”, shtoi gjenerali.

Më tej, ai iu bëri thirrje shqiptarëve të bëjnë kujdes nga investimet kineze, duke i cilësuar ato si problemin kryesor në plan afatgjatë.

“Investimet e Kinës mund të duken mjaft të favorshme tani, por nëse i shohim në një prizëm afatgjatë janë dëmtuese për vendin. Momentalisht kemi problem terrorizmin, por në plane afatgjate janë investimet kineze, një problem kryesor. Vendi juaj ka avantazhe të jashtëzakonshme, në forcat e punës. Të gjithë jemi të interesuar ta çojmë këtë vend përpara. Nëse sjellim bizneset amerikane këtu, forcojmë demokracinë e Shqipërisë.

Ju kërkoj të mendoni për çështje mjaft të rëndësishme. A i ka marrë Shqipëria të gjitha hapat e duhur për të tërhequr investimet perëndimore, a i ka marrë të gjitha hapat për të luftuar krimin, a ofroni ju garanci ligjore për investitorët e huaj? Duhet t’i mendoni të gjitha këto çështje, çfarë mund të përmirësoni. E di që po kaloni një periudhë mjaft sfiduese të reformës në sistemin gjyqësor, por ju i keni të gjitha kapacitetet për të ecur përpara”, tha gjenerali Barbero.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.