“Call Centerat” në hall për punëtorë

86
0

Prej më shumë se një dekade, kompanitë që operojnë si qendra të thirrjeve telefonike, janë kthyer në ofruesit më të mëdhenj të punësimit për të rinjtë shqiptarë.

Sot, sektori “Call Center” numëron mbi 25 mijë të punësuar dhe potenciali për t’u zgjeruar nuk mungon. Por, mungesa e fuqisë punëtore po pamundëson këto ambicie.

Ndërkohë, ashtu si në sektorë të tjerë, edhe te “Call Center” punonjësit përballen me një sërë problemesh.

Shtimi e nevojës për punonjës në sektorin “Call Center” ka ardhur si pasojë e rritjes së volumit të kontratave të punës edhe për shërbimet e blerjes online, që njohën hov zhvillimi në pandeminë e Covid-19.