Çadrat me vete, moti sjell ‘surpriza’ me rebeshe shiu e dëborë, çfarë pritet 3 ditët në vijim

1046
0

Ditën e enjte në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 900 metra mbi nivelin e detit.

Kështu tha meteorologia Tanja Porja, teksa shtoi se dita e enjte do të sjellë edhe rënie të temperaturave me rreth 2-3 gradë.

Po ashtu ajo shtoi se pjesa e dytë e ditës do të sjellë intensifikim të reshjeve të shiut, por edhe të dëborës në zonat malore.

“Do të kemi shtim të vranësirave dhe rrjedhimisht intensifikim të reshjeve. Do të rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës. Fillimisht rebeshe në skajet veri dhe jug dhe në mbrëmje do të kemi shfaqjen e reshjeve të dëborës në 900 metra lartësi mbi nivelin e detit.

Do të kemi një rënie të lehtë të vlerave termike në mëngjes dhe gjatë mesditës një rënie me 2-3 gradë. Kemi sërish 0 gradë temperaturat në zonat e thella malore. Në pjesën e dytë të ditës kemi intensifikim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar”, tha Porja.