“Çadrat me vete deri ditën e..” Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë me Motin në vendin tonë: Ditët me diell rikthehen..

34929
0

Hakil Osmani nga MeteoAlb tha për “Good Morning Albanians” se moti pritet të jetë i paqëndrueshëm deri ditën e enjte. Ai tha se reshjet e shiut do të vazhdojnë, ndërsa zonat më pak të prekura nga moti i keq do të jetë vija bregdetare.

“Edhe kjo javë deri ditën e enjte do jetë me mot të paqëndrueshëm. Kalimet e vranësirave do të jenë të shpeshta në mesditë deri ditën e enjte dhe do të kemi prezente reshje shiu.

Këto reshje do vijnë në formën e rrebesheve, më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, ndërsa juglindja dhe zona jugore do kenë momente më të pakta me reshje. Vija bregdetare nga Durrësi deri në Sarandë, do kenë momente më të pakta me pika shiu. Nga e premtja dhe gjatë fundjavës, do kemi përmirësim të kushteve të motit”,-tha Osmani.

Ai tha se nga e premtja dhe gjatë fundjavës kushtet e motit do të përmirësohen.

“Sa i takon temperaturave të ajrit, maksimumi të hënën dhe të martën temperaturat do të jenë 28-29 gradë celsius, ndërsa nga e mërkura e në vijim do rriten sidomos të premten dhe në fundjavë. Temperaturat mund të kalojnë edhe vlerat 31-32 gradë celsius”,-tha Osmani.