“Ca temperature, as na pa kush me sy” Shtohet fluksi i te kthyerve nga Italia: Askush s’na kontrolloi..

766
0

Situata ne vendin fqinj ka shtuar masat edhe në pikën kufitare të portit te Durresit nga ku çdo ditë nisen dhe mbërrijnë tragetet e linjave me Barin dhe Ankonën.

Sipas autoriteteve portuale, një ekip prej 7 mjekësh dhe infermierësh kujdeset për shëndetin e udhëtarëve, për konstatimin e personave që paraqesin simptoma të virusit. Megjithatë vetë udhëtarët që zbarkuan nga tragetet këtë të hënë pohojnë se jo në çdo rast u matet temperatura.

Frika nga epidemia e koronavirusit ka shtuar numrin e personave të kthyer në vend me tragetet e linjës nga Durrësi. Vetëm në fundjavë dhe mëngjesin e së hënës zbritën nga tragetet rreth 1840 persona,  kryesisht familjarë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në gadishullin Apenin.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu mblodhi sot në Rinas task forcën kundër koronavirusit. Ajo tha se në vend nuk ka asnjë rast te prekur dhe shtoi se janë marrë masa të përforcuara në kufi por mesaduket masat nuk jane zbatuar ne te gjithe rastet. Je se cfare thone personat ne kete interviste