Burri qëndroi 6 vite larg familjes, gruaja: Zbulova se bashkëjetonte me një gjermane, nuk e pranova dot dhe..

103
0

Nexhi është nga Tirana, por prej 23 vjetësh jeton në Angli. Në “Ka Një Mesazh Për Ty” ajo tregon për një fëmijëri jo të lehtë sepse në moshën 3-vjeçare humbi nënën ndërsa të atin kur ishte 13. Sapo mbaroi shkollën e mesme, Nexhi njohu partnerin e saj dhe pas disa vitesh, u martuan.

Në jetë erdhi vajza  e tyre por kur filluan eksodet e vitit 1991, bashkëshorti nisi të kërkonte mundësi për të emigruar, thotë Nexhi në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Pas largimit të familjes së vogël për në Gjermani, Nexhi dhe vajza u kthyen por bashkëshorti jo dhe kjo ndarje zgjati 6 vjet.

Nexhi: Mbaj mend që im shoq hyri në ambasadë dhe unë e kam nxjerrë me shumë lutje, me shumë forcë se nuk e konceptoja dot kurbetin në atë kohë, edhe sot e kësaj dite nuk e dua shumë. Doli, por ajo dalja pas ambasadave ishte pak jo e mirë për atë se iku gjithë shoqëria.

Ardit Gjebrea: Po flasim për vitin ’91?

Nexhi: Po, brenda vitit bëri të mundur të largoheshim përsëri nga Shqipëria dhe ikëm në Gjermani. Në Gjermani nuk është se na eci shumë, na thanë…

Ardit Gjebrea: Shkuat të tre?

Nexhi: Të tre. Vajza ishte tre vjeçe e gjysmë. Na erdhi negativi, duhet të ktheheshim, ai nuk u kthye me mendimin se “shko ti përpara se do të të marr prapë këtu, do të rregullohemi”.

Ardit Gjebrea: Bëtë kërkesën për azil?

Nexhi: Po, nuk e fituam.

Ardit Gjebrea: E kuptova, dhe duhet të ktheheshit të tre?

Nexhi: Unë u ktheva se nuk po qëndroja dot në të zezë më.

Ardit Gjebrea: Me vajzën?

Nexhi: Sigurisht, prej vajzës.

Ardit Gjebrea: Dhe bashkëshorti ndenji aty.

Nexhi: Ai ndenji aty dhe ikën 6 vite.

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim?

Nexhi: Pa ardhur në Shqipëri, pa më marrë mua.

Nexhi thotë se gjatë kësaj kohe komunikimet ishin të rregullta, por nuk mjaftonte. Bashkëshorti këmbëngulte  të qëndronte dhe ajo mendon se një arsye ishte egoja sepse s’kishte mundur të arrinte diçka gjatë kësaj kohe. E lodhur nga sitata, Nexhi vendos të marrë vajzën dhe të largohet për në Angli, tek i vëllai, pa i thënë asgjë burrit të saj.

Nexhi: Dhe sikur bashkëshorti të kishte vdekur, unë do të kisha të drejtë të martohesha, jo të rrish 6 vjet në kurbet e mos të kthehesh, edhe të rrish pa asnjë lloj arsyeje.

Ardit Gjebrea: Se të kesh një fëmijë…

Nexhi: Më fal, ke shumë të drejtë, e lashë pa prekur. Sepse ai bashkëjetonte me një gjermane.

Ardit Gjebrea: Po ti këtë thuaj.

Nexhi: Sepse e kam fshirë nga kujtesa.

Ardit Gjebrea: Ah, e ke fshirë nga kujtesa? Nuk do që ta…

Nexhi: Historinë, jo atë si person, absolutisht.

Ardit Gjebrea: Historinë e ke fshirë fare. Megjithatë, për sa kohë që jemi këtu le ta shpluhurosim pak. Kur e more vesh që ai bashkëjetonte?

Nexhi: Unë e mora vesh 3 vjet para se të largohesha, më thotë ime motër në Gjermani që shkonin e shikonin, e takonin, që nuk jeton më në vendin ku duhet të jetonte, ku e caktonte shteti, në hotel për shembull por jetonte me një gjermane dhe justifikimi i atij ishte “jam për letra”. Unë nuk e pranova dot këtë gjë, nuk ishte punë xhelozie, por më dukej gjë pa logjikë.