Burri im humbi këmbën në një aksident dhe unë u divorcova prej tij. Ajo që ndodhi 3 vjet më vonë më bëri menjëherë të pendohesha për vendimin tim!

1077
0

Bashkëshorti im dhe un vinim nga i njëjti fshat dhe ne u takuam së bashku përmes një personi te njohur nga te dy ne. Burri im ishte një tip i sinqerte, fjalepak, i ngathet dhe një person i trembur.

Bazuar ne personalitetin e tij të rezervuar, ai në fakt vinte nga nje familje e pasur. Arsyeja ime për martesën e tij ishte sepse familja e tij kishte disa marrëdhënie biznesi në qytet dhe konsiderohej mjaft e pasur në fshatin tonë. Kur ai u njoh me mua, ishte plotësisht i hipnotizuar nga bukuria ime.
Në atë kohë unë konsiderohesha si një nga vajzat më të bukura në fshatin tonë.

Prindërit e mi kërkuan $ 20,000 si dhuratë. Prindërit e mi ishin kaq të lumtur kur morën shumën e madhe të parave.

Keshtu u martova me burrin tim. Marrëdhënia ime me burrin tim pas martesës tonë u konsiderua mjaft mirë. Burri im ishte një njeri i ndershëm, një person shumë i urtë dhe është i afte ne fushen e biznesit. Ndërkohë, unë u bëra një shtëpiake, duke u kujdesur për shtëpinë tonë.
Një ditë, partneri i burrit tim erdhi në shtëpinë time. Emri i tij është Liang dhe ai ishte një njeri shumë i bukur dhe humorist. Gjatë darkës, ai fshehurazi hidhte ndonje shikim mbi mua dhe shikimi i tij kokëfortë me beri te skuqesha ne fytyre. Pas kësaj darke, ai erdhi dhe më vizitoi disa herë,gjithashtu më sillte dhurata edhe kur burri im ishte rreth. Ai shpesh më vlerësonte se isha një vajzë shumë e bukur.

Nga ana tjetër, gjërat ishin duke shkuar mirë për burrin.Biznesi i tij ishte duke lulëzuar dhe ne u afruam më pranë njëri-tjetrit.

Për fat të keq, ato ditë të mira nuk zgjatën përgjithmonë. Në një nga udhëtimet e burrit tim, ai u perfshi në një aksident të tmerrshëm. Ai qendroi ne koma për shkak të gjakderdhjes cerebrale.
Për të trajtuar burrin tim, prinderit e tij i shiten biznesin për të paguar për trajtimet e tij mjekësore. Fatmirësisht, bashkëshorti im mbijetoi por dëmtimi i njeres këmbë ishte shumë i tmerrshëm ,keshtu qe duhej te pritej.

Në atë kohë, të gjithë ne u shkatërruam tërësisht nga ky lajm i tmerrshem.

Burri im u bë një person me aftësi të kufizuara dhe unë duhet te kujdesesha 24 ore për të gjitha nevojat e tij. Familja jonë u bë më e varfër.Me të vërtetë gjithcka,humba jetën që kishim para se bashkëshorti im të aksidentohej.

Çuditërisht, u shfaq Liang. Pas disa bisedave me beri per vete.Pastaj mora një vendim dhe i thashë të gjithëve se unë doja të divorcohesha me burrin tim të paaftë. Kështu që unë e lash ish-bashkëshortin tim dhe ndoqa Liang.

Dita kur isha gati të largohesha, sytë e ish burrit tim ishin plot me pakënaqësi. I thashë vetes: “Sa me fat që nuk kemi fëmijë. Nëse jo, ky divorc nuk do të ndodhte fare. ”
Une se bashku me Liang u zhvendosem në qytet. Në fillim, ai ishte shumë i sjellshëm me mua dhe gjeti një vend për mua që të qëndroja. Unë e pyeta: “Kur do të divorcohesh me gruan tënde qe te martohemi se bashku ligjerisht”.Ai mu pergjigj duke me thene “së shpejti.
” Ai më gjeti një punë, në dyqanin e shokut të tij”

Marrëdhënia ime me Liang zgjati 3 vjet. Në këto 3 vjet, unë nuk kam marrë asnjë njoftim për ish-burrin tim. Në 3 vjet marrëdhënie me Liang, vura re se sjellja e tij ndryshoi ngadalë. Ai zakonisht vinte dhe me vizitonte çdo ditë, por pastaj, sapo mërzitej duke qenë me mua, ai zhdukej për ditë e javë. Një herë, ai ishte aq i zemëruar saqe edhe më rrahu.U trishtova aq shume dhe u tmerrova nga agresivitetiti i tij,saqe bertita.

Tani, po fitoj paratë e mia për të mbështetur veten pasi ai kurrë nuk u kthye në shtëpi.
Një ditë isha duke ecur në treg kur pashë një figurë të njohur. Kur mora një vështrim të gjatë tek njeriu, kuptova se ishte fytyra e njohur e ish burrit tim. Ajo që me tronditi me shume ishte fakti që ish burri im mund të ecte! Pashë se ai doli nga një BMW tip i ri. Sapo ai e ktheu fytyrën, sytë tanë u takuan me njëri-tjetrin. Ai ishte aq i befasuar sac isha dhe un!

Më pas, ish burri im më doli dhe më pyeti nëse po bëj mirë në qytet.

Pasi u gjendem perballe njeri tjetrit e pyeta: “Si jeni, jeni më mirë tani?”
Ish-burri im më tha se kishte një këmbë proteze të instaluar në mënyrë që ai të mund të lëvizte në mënyrë të pavarur.Isha vërtet elumtur për të dhe shume mirënjohëse që ai qe i gatshëm të largohej nga e kaluara,duke me folur. Në atë kohë mendova se mund të kisha një shans që ai të fillonte përsëri me mua.
Fatkeqesisht, ai më tha se do të martohej së shpejti!

Kur dëgjova fjalët e tij, shpertheva në lot dhe u largova me fytyrën time të mbuluar me duart e mia.Unë nuk duhet ta kisha lënë ish-bashkëshortin tim për shkak të vuajtjeve afatshkurtra.
Po të isha ende i martuar me ish-bashkëshortin tim,sa e mrekullueshme do të ishte tani jeta ime! Nuk do te kisha probleme financiare, ne mund të luanim me fëmijët tanë në park dhe të shijonim jetën tone së bashku .
Shpesh nuk dimë se si ti çmojmë momentet e mira, por pasi ti kemi humbur ato, vetëm atëherë do të fillojmë të pendohemi për humbjen e tyre.
/©gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/