Burri e përplas me makinë tek vizat e bardha, gruaja e hedh në tokë me një shqelm

371
0

Një video e publikuar në Facebook, shfaq momentin kur një grua godet me shqelm në mënyrë të pabesueshme një burrë – duke e hedhur ne toke.

Siç edhe shihet në video, gruaja ishte duke ecur në zebra ndërsa fliste në celularin e saj.

Burri në veturë, për pak sa nuk e shkeli atë, duke frenuar para saj dhe duke e prekur vetëm pak me veturë, transmeton Gazeta Express.

Më pas, burri del nga vetura për ta “qortuar” atë, por e pëson keq, pasi gruaja e godet në mënyrë të pabesueshme atë me shqelm, duke e lënë në tokë.