“Burrë je ti që të tradhton gruaja 30 vjet?”, Eni Çobani ia thotë troç Agimit: Turp i madh. Po ku ke qenë ti?

754
0

Agimi është prej vitesh emigrant në Itali dhe ka një martesë 30-vjeçare me Almën dhe dy fëmijë. Një mesazh nga mbesa e tij e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” me akuza të rënda se Alma e tradhton prej vitesh me persona të ndryshëm. 

Për këtë veprim, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, i drejtohet publikisht mbesës së Agimit duke i thënë se si fillim nevojitet kurajë e madhe për të hyrë në  jetën familjare të dajës. 

Agimi vazhdon të ngulmojë se Alma do të dalë nga shtëpia. Këtij reagimi të tij, Çobani i kundërpërgjigjet fort duke i thënë se si fillim po bazohet në mesazhe që nuk janë prova dhe së dyti, do të ishte e pamundur mos ta kuptonte në 30 vjet. 

Eni Çobani: E para nëjherë se unë nuk doja të merresha shumë me këtë pjesë se të shoh të emocionuar, por tani do të më dëgjosh mirë. Duhet të hiqni dorë ju burrat të vini me nga një telefon në dorë që ta ka sjellë mesazhin dikush dhe del këtu publikisht dhe do të njollosësh këtë zonjën në  nderin e saj duke i thënë më ke tradhtuar 30 vjet. Ore zotëri, po ky është turp për ty njëherë. Është Turp i madh për ty në qoftë se del para publikut dhe thua 30 vjet më ka tradhtuar gruaja. Po ku ke qenë ti? Burrë je ti që të tradhton gruaja 30 vjet? Burrë je ti? Pra, ose s’do të pranosh këtë gjë dhe do të thuash zonja Eni, më është mërzitur gruaja se edhe të mërzitet gruaja se kështu ka ardhur koha, ju burrat tani, pas 30-40 vjetësh ju mërziten gratë. Zonja është si vajzë e re. 

Agim: S’më intereson! Merre ti në shtëpinë tënde, mbaje ti! 

Eni Çobani: Edhe në shtëpinë time do ta marr! 

Alma: Kam shtëpinë time unë ore! 

Eni Çobani: Po ç’është kjo dorë që drejton ti njëherë? Ç’është kjo dorë? Ajo do të rrijë si zonjë o zotëri! 

Agim: Merre ti në shtëpinë tënde, çfarë të them unë? Merre në shtëpinë tënde! 

Eni Çobani: Nderin gratë nuk e kanë as për burrat, as për fisin e burrave. E kanë për veten e tyre! Në qoftë se kjo zonja ka bërë një veprim të pamoralshëm, të paska tradhtuar, po të jesh i zoti, vërtetoje! Pavarësisht kësaj, ne s’kemi të drejtë të gjykojmë në jetën e asnjërit, pra pavarësisht se çfarë thua ti, unë këtë zonjën nuk e gjykoj dot!/tvklan.al