Burrë dhe grua humbin 200 kg dhe fitojnë famë: Ja si ia dolëm

547
0

Së bashku humbën më shumë se 200 kilogramë. Sekreti? Nuk është çështje diete, por një ndryshim radikal i stilit të jetës.

Një histori dashurie, bashkëpunim, kurajo, forcë karakteri por edhe palestër dhe stërvitje në mënyrë të pavarur.

Historia e çiftit amerikan Danny dhe Lexi Reed, me banim në Terre Haute të Indiana, ka bërë bujë në të gjithë botën. U martuan në vitin 2015, ndërkohë që në fotografitë e martesës binte në sy trupi i tyre obez.

Tashmë ai ka humbur 90 kilogramë dhe ajo 80 dhe misioni i tyre është në tonifikimin e trupit dhe formimin e muskujve.

Sekreti i tyre për të humbur peshë? Një sfidë e nisur në vitin 2016.

“Nuk ishte vetëm çështje diete, por ndryshim total i stilit të jetës”, shpjegoi Lexi.

E nisën me një muaj provë dhe më tej përfunduan duke vijuar si një eksperiment për dy vite. Asnjë vakt jashtë shtëpisë, asnjë vakt i kapërcyer, asnjë ushqim fast foodi, as alkool dhe as pije me gaz dhe një aktivitet i rregullt fizik çdo ditë.

Kryefjala e tyre ishte ndryshimi i regjimit ushqimor, i stilit të jetës për çështje shëndeti dhe mirëqenie, shkruan noa.al.

Më shumë proteina dhe jeshillëqe, më pak karbohidrate dhe më shumë vakte të gatuara në shtëpi se sa darka jashtë. Ndër ushqimet më të përdorura ishin pulë, salmon, brokoli dhe patate. Gjithashtu ata praktikonin shumë palestër por edhe sport të pavarur