Bundestagu Gjerman voton pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

502
0

Deputetët e Bundestagut gjerman kanë votuar për rezolutën e çeljes se negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vendimi ishte pro. Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

350  deputetë gjermanë votuan për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa 188 kundër.

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Ligi Soreca në një status në Twitter, si dhe komisioneri Johannes Hahn, postimin e të cilit ka shpërndarë Soreca.

“Bundestagu  votoi në favor  të hapjes së  negociatave  për Shqipërinë  dhe M.Veriut”, shkruan Soreca.