Bukë, djathë e domate, sa fitonin të rinjtë që lanë ‘kokën’ poshtë skelës ku punonin

588
0

Pas punës së rëndë në ndërtim vakti i tij ishte bukë me djathë e domate. Ko ishte ‘menuja’ e Ergys Brahimit, 31 vjeçarit që ra nën rrënojat e skelës ku po punonte pak ditë më parë.

Një foto që qarkullon në rrjetet sociale e postuar nga vetë ai, tregon ushqimin që ky i fundit merrte me vete në punë.

Kaq ishte gjithçka që ai i lejonte vetes të hante pasi rroga e tij nuk shkonte më shumë se 260 mijë lekë të vjetra.

Ergys Brahimi sëbashku me Orjan Kodrën ndërruan jetë pasi skela ku ata po punonin ra për shkak të mungesës së kushteve teknike.