Bujar Nishani: Kur e kam njohur Bamirin, hante pace dhe ikte pa paguar..

881
0

Ish-Presidenti, Bujar Nishani i është kundërpërgjigjur ish-kreut të shtetit, Bamir Topi, i cili në librin e tij “Nocturn”, tregon se e ka njohur Nishanin si punonjës i një pike karburanti dhe se e ka afruar ai në PD.

Por Nishani i thekson se Bamir Topi  e sulmon për shkak të komplekseve të thella të inferioritetit.

Ish-presidenti ka nuk ka punuar asnjëherë si “pompist në një pikë karburanti”, ndërkohë që ka akuzuar ish-paraardhësin se: “Të punosh pompist nuk është ndonjë gjë e keqe aspak.  Kam respektin dhe nderimin tim më të madh për të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që bëjnë atë punë.  Ajo është shumë më e ndershme se sa p.sh. ti ushqesh fëmijët me paratë që ju merr si gjoba gjyqtarëve e prokurorëve.  Por mua nuk më është dashur të punojë kurrë si pompist”.

Më tej Nishani tregon variantin e tij të futjes në politikë, madje dhe zbardh dhe debatet e brendshme të kohës kur Bamir Topi kandidoi si President i Republikës.

“I jam drejtuar drejt Bamirit duke i thënë : “nëse ti i ke votat (84) për tu zgjedhur President neve na ke të gjithëve në rresht pas teje, por nëse ti e çon Parlamentin drejt shpërndarjes dhe vendin në zgjedhje të parakohshme tre herë radhazi, duhet të marrësh përgjegjësi politike personale” !

U tmerrua nga kjo që i thashë, u ngrit në këmbë dhe tha se votat duhet ti gjente Sali Berisha dhe jo ai.  Ne fakt duheshin një duzinë votash nga socialistët për të kaluar situatën e për këtë duhej kandidat dikush që ishte “as mish e as peshk” që të mos viheshin në pozitë shumë të rëndë ata socialistë që do të votonin kandidatin tonë për President”, thekson Nishani.

Më tej në kundërpërgjigje, Bujar Nishani tregon dhe momentet kur shoqërohej me Bamir Topin.

“Ky ishte Bamiri.  Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte.  Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD.  Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja ti bëja shoqëri.

Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, mu pështiros.  Pronarët e lokalit mund t’ja kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje.  Ndaj nuk ja vlente që unë ti kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika ; gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.  Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij”, thekson Nishani.

Nga Bujar Nishani

Nuk kam preferuar kurrë ti kundërpërgjigjem provokimeve dhe sulmeve të ndërsyera të Bamir Topit vetëm për një arsye.
Duke e njohur mirë atë njeri, që për shkak të kompleksit të thellë të inferioritetit që e karakterizon, është përpjekur gjithë jetën e tij vegjetative të ndërtojë kontraste haluçinante me të tjerët që e mundonin me qenien e tyre.

Nuk i jam kundërpërgjigjur Bamiri kur si i vetmi ish-President keqpërdorej nga Edi Rama për të sulmuar Presidentin në detyrë.  Jo pse, këtë mision e merrte vetëm ky ndër të gjithë ish Presidentët e vendit por për një arsye fare të thjeshtë.  Kisha parasysh nivelin që përfaqësonte Edi Rama, imagjino pastaj një bufon që përdorej nga Rama.

Nuk kam reaguar as kur mora detyrën e Presidentit të Republikës dhe u skandalizova kur e gjeta institucionin më të lartë të Shtetit Shqiptar të kthyer në një vend ku kalbeshin mbeturina të hedhura prej vitesh, e ku vendi më i investuar ishte kuzhina e gatimit dhe menca e ngrënies.

Në fakt nuk mund ta mendoja më parë se si zyra e Kryetarit të Shtetit të kthehej në kuzhinë gatimi e ngrënie.  Natyrisht që e ktheva urgjentisht atë ambient në një bibliotekë e dhomë për median dhe të gjithë ambientin e Presidencës në një vend dinjitoz për shtetin e qytetarët. Tashmë Bamiri më paska bërë edhe pompist karburanti !!!  Të punosh pompist nuk është ndonjë gjë e keqe aspak.  Kam respektin dhe nderimin tim më të madh për të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që bëjnë atë punë.
Ajo është shumë më e ndershme se sa p.sh. ti ushqesh fëmijët me paratë që ju merr si gjoba gjyqtarëve e prokurorëve.  Por mua nuk më është dashur të punojë kurrë si pompist.

Nëse do ta kisha të nevojshme atë punë do ta bejë pa asnjë problem.  Në fakt mua më është dashur të punoj në sektorin privat si administrator në tre biznese të ndryshme, për disa vite, pasi megjithëse kisha vetëm një vit kur isha kthyer nga studimet pasuniversitare në një prej akademive më prestigjoze në Kaliforni të SHBA, u pushova nga puna në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u largova nga Forcat e Armatosura prej ish-enveristëve të Shkollës së Bashkuar që u rikthyen në krye të asaj ministrie dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në shtatorin e vitit 1997.

Kjo periudhë më ndihmoi të diplomohesha më pas edhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.
Nuk ja vlen ti përgjigjesh gënjeshtrave ordinere të Bamirit që sipas tij më paska futur në PD duke më propozuar për Sekretar i PD për Tiranën.

Në fakt ky nuk e ka njohur dhe nuk ka ditur kurrë se çfarë bëhej në Partinë Demokratike. Përpara se të zgjidhesha Sekretar i Përgjithshëm për Tiranën e përpara se të drejtoja komisionin që bëri Bamirin deputet, unë isha zgjedhur kryetar i degës 3 për Tiranën.

Ishte ajo gara ime e parë brenda PD, madje duke fituar edhe përballë kandidatësh që atë kohë ishin personalitete të rëndësishme të PD. Në fakt nëse ka një kontribut për karrierën e tjetrit në politikë ai është i imi.  Nëse nuk do të ishin ato sakrifica të mëdha të miat përballë kërcënimeve të pushtetit të kohës dhe kalimi i netëve përgjatë një jave i mbyllur në ambientet e Gjimnazit Çajupi për të ruajtura të paprekura kutitë e votimi, Bamiri nuk do mund të ishte bërë dot deputet me ato (72) vota avantazh që kishte mbi kandidaten socialiste.

Demokratët e kujtojnë fare mirë betejën e pabarabartë që bëmë deri në Gjykatën Kushtetuese ku fituam përfundimisht mandatin për Bamirin.

Nëse nuk do të ishte futur në Parlament në vitin 2001, Bamiri do të ishte harruar në politikë e do të gjesdiste sot me vulën e veterinerit në dorë nëpër thertoret e Tiranës.  Nuk ka vlerë të shpjegosh sot pse u bë Bamiri, President Republike ? Bamiri as e ka kuptuar e as e kupton dot as sot.

Dështimi i zgjedhjes së Presidentit në atë periudhë shpërndante Parlamentin dhe e çonte vendin 3 herë në zgjedhje të reja parlamentare.

Shqipëria ishte në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe përballë përpjekjeve të faktorëve anti NATO për ta stopuar procesin e anëtarësimeve në Ballkan ne nuk do lejonim këtë skenar.

Duke qenë Ministër i Brendshëm në atë kohe dhe informacionit që disponoja për influencat e huaja kam mbajtur vetëm një fjalë në mbledhjen e grupit parlamentar.

I jam drejtuar drejt Bamirit duke i thënë : “nëse ti i ke votat (84) për tu zgjedhur President neve na ke të gjithëve në rresht pas teje, por nëse ti e çon Parlamentin drejt shpërndarjes dhe vendin në zgjedhje të parakohshme tre herë radhazi, duhet të marrësh përgjegjësi politike personale” !

U tmerrua nga kjo që i thashë, u ngrit në këmbë dhe tha se votat duhet ti gjente Sali Berisha dhe jo ai.  Ne fakt duheshin një duzinë votash nga socialistët për të kaluar situatën e për këtë duhej kandidat dikush që ishte “as mish e as peshk” që të mos viheshin në pozitë shumë të rëndë ata socialistë që do të votonin kandidatin tonë për President.

Ky ishte Bamiri.  Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte.  Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD.  Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja ti bëja shoqëri.

Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, mu pështiros.  Pronarët e lokalit mund t’ja kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje.  Ndaj nuk ja vlente që unë ti kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika ; gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.  Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij.