Brexit/ Problem me lejët e qëndrimit, 30 qershori afati i fundit

Duke nisur nga e enjtja, qytetarët evropianë, që jetojnë si emigrantë në Britani dhe britanikët që banojnë në vendet e BE-së do të kenë liri më të kufizuara në punë dhe lëvizje.

Për shkak të mekanizmave të parashikuar pas Breksitit, emigrantët europianë do duhet të aplikojnë për një lejëqëndrimi, në mënyrë që të punojnë, të marrin shtëpi me qira dhe të kenë akses në spitale ose në skemat sociale, përndryshe rrezikojnë dëbimin nga vendi.

Data finale për të aplikuar është 30 qershori por ka dyshime se me mijëra që jetojnë aktualisht në Britani nuk e kanë kryer detyrimin ligjor.

Do i pranojmë aplikimet e vona nëse janë të justifikuara, për shembull në rastin kur personi ka një fëmijë në kujdes social dhe autoriteti lokal nuk e ka kryer aplikimin për ta, ose nëse dikush është i moshuar dhe nuk e di që rregulli aplikohet edhe për ata, apo për dikë që është nën kujdestarinë e dikujt tjetër,” deklaron ministri britanik i Emigracionit, Kevin Foster.

Sipas të dhënave të qeverisë, janë mbi 5 milionë e gjysmë veta, kryesisht nga Polonia dhe Rumania, që kanë aplikuar për leje qëndrimi.

Ndërsa është miratuar statusi për gjysmën, rreth 2 milionë emigrantë mësohet se nuk e plotësojnë kriterin prej 5 vitesh banimi në vend.

400 mijë të tjerë janë në pritje të përgjigjes.

“Shumë njerëz po mundohen të mbledhin një tufë me dokumente për të vërtetuar qëndrimin në Angli. Nëse nuk e bëj dot aplikimin do më duhet të marrë avionin për në Spanjë.

“Jetoj prej 26 vitesh këtu dhe sipas meje nuk më duhet të aplikoj për ta provuar këtë gjë. Në zemër jam angleze por me letra, franceze, dhe m’u desh të rinovoja pasaportën për të aplikuar.”

Partia Laburiste në opozitë ka kërkuar shtyrjen e programit të lejeqëndrimit me tre muaj për shkak të vonesave me procedurat dhe prej problemeve me pandeminë, por qeveria britanike këmbëngul për 30 qershorin si datën e fundit të aplikimeve.

- Advertisement -

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë...

Pensionet në Itali/ Sa vite punë duhet të keni për të qenë përfitues

Me 129 vota pro dhe asnjë kundër, senati italian miratoi në seancën e djeshme plenare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.