Brataj jep lajmin e keq!

318
0

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj nuk e ka mohuar mundësinë e shtrëngimit të masave nëse do të ishte e nevojshme në vendin tonë.

Në një lidhje telefonike për News24 Brataj u shpreh se mbi 90% e të shtruarve në spitale janë të pavaksinuar. Ai shtoi më tej se nga vaksinat nuk ka pasur asnjë komplikacion apo efekt anësor.

“Komiteti i Ekspertëve monitoron situatën epidemiologjike dhe bëhet vlerësimi i masave lehtësuese dhe shtrënguese. Ne bëmë një rikujtesë të masave që janë në fuqi, ora policore, distanca etj për të ardhur tek vaksinimi nga personeli mjekësor, edukatorët, shërbimet publike. Vaksinimi do kohën e vet. Personat që kanë role publike duhet të vaksinohen. Shtetet e tjera kanë ndërprerje nga puna, detyrim i atyre profesioneve për vaksinën. Nëse do të jetë e nevojshme do të shtrëngojmë masat. Nëse vendoset Green Pass duhet të monitorohet. Green Pass është një nga masat më efikase. Nuk ka pasur asnjë kompikacion nga vaksinat. Mbi 90% e të shtruarve janë të pavaksinuar,”- tha ai.

Kujtojmë se thuajse e gjithë bota është e friksuar për shkak të mutacionit të COVID-19 që është duke qarkulluar sëfundmi teksa Shqipëria ka mbyllur dyert me Afrikën e Jugut pas alarmit të përhapjes së variantit të rrezikshëm.

Megjithatë në vendin tonë ende nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri Omnicron, teksa është e hapur mundësi që ky varian I rrezikshëm mund të ketë hyrë në Shqipëri.