Braktisin femijet ne BE. Policia Kufitare thirrje qytetarëve: Ndërgjegjësohuni!

854
0

Braktisën fëmijët në vendet e BE për të përfituar azil social, procedohen 5 persona. Lajmi është publikuar nga Policia Kufitare e Vlorës, ku ndër të tjera kërkohet ndërgjegjësimi nga të gjithë shtetasit lidhur me mosbraktisjen e fëmijëve të mitur në vendet e BE-së më qëllim përfitimi të azilit social. Nisur nga kjo vepër penale DVKM. Vlorë ka nisur procedimin penal për pesë shtetas pasi rezultojnë autorë të veprës penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”.

“Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë, gjatë 10 ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Vlorë, kanë konstatuar 5 raste të veprës penale Braktisja e fëmijëve të mitur, në Vendet e BE-së me qëllim përfitimi azil social, ku edhe kanë nisur procedimet penale për pesë shtetas:

L.P., 57 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Fier.

A.H., 69 vjeç, banues në fshatin Picar, Vlorë.

P.C., 45 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.

D.GJ., 49 vjeç, banues në Tiranë.

B.K., 43 vjeç, banues në fshatin Shtermen, Elbasan.

“Shtetasit e lartpërmendur kanë dalë nga PKK Vlorë së bashku me fëmijët e tyre të mitur në drejtim të shtetit Italian dhe janë kthyer pa fëmijët përkatës të secilit.

Nga pala Italiane dhe ajo Franceze është bërë njoftim pranë Strukturave Policore të DVKM Vlorë se fëmijët e këtyre shtetasve kanë kërkuar Azil Social pikërisht në këto vende.

Lidhur me këto raste Policia Kufitare ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal”.

Policia Kufitare u bënë thirrje të gjithë shtetasve të cilët kalojnë Kufirin Shqiptar me fëmijët e tyre të mitur për në Vendet e BE-së të mos i braktisin ata me qëllim përfitimi azil social pasi do të jenë subjekt të hetimit dhe do të ndiqen penalisht nga Policia Kufitare dhe Prokuroria për veprën penale të Braktisjes së fëmijëve të mitur.

os.de/SCAN