20.5 C
Tirana

Braktisi Londrën për Eni Vasilin, zbulohet i dashuri misterioz i moderatores Eni Vasili

Date:

Share:

Ka 20 vite në ekran dhe po kaq vite që na ka mësuar me faktin që kuriozitetin tonë të mos e shtrijmë përtej jetës së saj profesionale.

Ajo madje di të na e thotë shumë bukur këtë gjë, me buzëqeshje dhe duke mos harruar të shtojë se ajo kalon aq shumë kohë në ekran, sa ne duhet të mjaftohemi vetë me ato çfarë ajo na servir aty, prej shumë vitesh tashmë.

Por mesa duket, stërmundimi i gazetares dhe moderatores së njohur Eni Vasili, që jetën e saj private të mos e ndajë me të tjerët, por ta mbajë vetëm për vete, në një moment të caktuar, ka dështuar. Dhe për dekonspirimin e lidhjes së saj të dashurisë duhet të falënderojmë Lorik Canën.

Futbollisti i njohur, tri ditë më parë kishte ftuar krahas shumë personazheve Vip, edhe gazetaren Vasili, në premierën e dokumentarit të përgatitur për jetën e tij.

Paparazzi ynë i cili gjendej aty për të marrë foto nga eventi, vuri re që zonja Vasili po vinte e shoqëruar nga një zonjë dhe një zotëri. Duke parë disa detaje të veçanta si shikimi sy më sy apo kapja e dorës, ai u bind që djali i gjatë me syze ishte partneri i Eni Vasilit, shkruan Panorama Plus.

Për t’u dhënë lexuesve tanë diçka më shumë sesa fotot, të cilat për hir të së vërtetës nuk janë pak, ne shfrytëzuam burimet tona për të mësuar më shumë mbi këtë histori. Miqtë pranë Enit na rrëfejnë se kjo është një lidhje e cila ka filluar disa vite më parë.

Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndiehej shumë mirë atje. Por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.

Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën për të cilën kishte investuar kaq shumë.

Dhe kështu fitoi ajo, Armandi vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë. Tashmë si bashkëshortë, ata kanë konsoliduar një familje model dhe bashkëshorti i saj, na tregojnë se është edhe një mbështetës i madh në karrierën e Enit, e cila duhet thënë që është nga të paktat zonja në ekran që ka një karrierë kaq impenjative si ai i programeve politike në prime time dhe dy herë në javë. Ne i urojmë çiftit jetë të lumtur!

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ledioni futet vetë në shtëp dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet me lot nga shtëpia

Ledion Liço futet në shtëpi dhe i jep lajmin e trishtë G Banit, banori largohet në lot drejt Londrës Ai i dha një lajm të...

Moti për 5 ditët në vijim, dielli poshton vendin.. – habit sinoptikania: Termometri pritet të shkojë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, moti per 5 ditet ne vijim pritet te jete tipik pranveror me temperatura maksimale deri ne 22 grade celcius. Nga...

“Ta shkul zemrën…” Pas denoncimit në polici nga e bija per vepra të turpshme, babait i erren sytë për hakmarrje

Një familje prej 4 anëtaresh nga Shkafana e Durrësit jeton mes Shqipërisë dhe Italisë dhe po përballet me situata makabre. Vajza e kësaj familjeje...

“Jam 55 vjeç, por ndihem më i shëndetshëm se 20 vjet më parë”, mjeku jep këshillën që nuk e prisnim

Dr. Shai Efrati, një mjek dhe profesor në Universitetin e Tel Avivit, ka një këshillë të thjeshtë për ata që dëshirojnë të jetojnë më...

Rënie e Papritur e Dollarit në kursin e këmbimit. Çfarë ndodhi sot me monedhat e huaja..

Ditën e sotme më 5 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet me 94 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.