Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve.
Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se ata që janë mbledhur përpara Kryeministrisë janë mercenarët e PD dhe LSI, të cilët duan rrezimin e qeverisë dhe jo dialogun.
Më tej Braçe i ka sugjeruar kryeministrit Edi Rama që nëse studentët nuk ulen në dialog edhe për disa ditë, duhet të dërgojë RENEA-n që të pastrojë rrugën.
Postimi i plotë
Thirrje Edi Ramës: Mos çaj kokën fare sepse tek kryeministria janë mercenarët e pdlsi dhe pedagogë të tyre! Duro dhe ca ditë dhe po nuk erdhi njeri në dialog atëherë i bie që nuk duan 8 kërkesat por rrëzimin e qeverisë, pritii edhe ca dit dhe pastaj ço RENEA-n të pastrohen rrugën e Tiranës nga militantët e vulëhumburve se qytetarët e ndershëm duan të festojnë festat e fundvitit jo tangerllekun e ca kalamajve!