Braçe ‘blic’ në Vlorë në mëngjes, zbulon se drejtorët nuk rrinë në punë (Detaje)

783
0

Zv/ kryeministri Erjon Braçe ka kryer mëngjesin e sotëm një inspektim blic në Vlorë. Braçe ka monitoruar zbatimin e orarit të punës në disa drejtori të rëndësishme, port, dogana, DAR, etj.

Burime për Report Tv pohojnë se zv/kryeministri gjatë inspektimeve nuk ka gjetur disa nga drejtuesit e këtyre institucioneve në krye të detyrës.

Që pas marrjes së detyrës Braçe ka kryer disa inspektime blic në orare të ndryshime në disa qytete për të parë nga afër shërbimin ndaj qytetarëve.