Bota e mbërthyer nga pandemia, Bill Gates habit me deklaraten: Ja kur rikthehet normaliteti

4344
0

Për miliarderin Bill Gates, themeluesin e kompanisë “Microsoft”, bota do t’i rikthehet normalitetit gjate vitit 2022.

Këtë mendim ai e lidh me vaksinimin e popullsisë në të gjithë botën, teksa duke folur për një media polake shtoi se pandemia e koronavirusit është një tra gjedi e pabesueshme percjell shqiptari.net.

“Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet”, tha Gates.

Edhe njëherë iu rikthye paralajmërimit të tij vite më parë.

“Njerëz si unë paralajmëruan dhe thanë: ekziston një rrezik që ai të shmanget dhe të bëhen përgatitje, duhet paguar një çmim të vogël. Por fatkeqësisht, këto investime nuk u bënë me kohë”, tha Gates.