Bordi vendos çmimet e reja, ulet me 5 lekë nafta

258
0

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve, të cilat do të jenë në fuqi nga data 2 prill deri në mbledhjen e ardhshme të këtij bordi.

Çmimi i naftës është vendosur në 226 lekë për litër, duke pësuar një ulje prej 5 lekësh krahasuar me çmimin e fundit që ishte 231 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i benzinës do të jetë 208 lekë, një ulje prej 4 lekësh, ndërsa çmimi i gazit do të jetë 114 lekë.