Bordi rrit cmimin e naftës

269
0

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme që nga kjo e enjte çmimi i naftës të shitet jo më shumë se 229 lekë për litër. Kujtojmë se çmimi i naftës është rritur me 10 lekë pasi shitej me 219 lekë.

Edhe benzina është rritur me 8 Lekë dhe do të shitet me 203 lekë për litër. Çmimi i gazit do të jetë 78 Lekë për litër. Çmimet hyjnë në fuqi që prej orës 20:00 të kësaj të enjteje.