Bordi ndryshon cmimin e naftes, ja sa do te kushtoje nga sot

49
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish këtë të mërkurë çmimin e karburanteve.

Sipas vendimit të marrë nga Bordi nafta do të tregtohet me 193 lekë/litri, benzina 190 lekë/litri dhe gazi me 80 lekë/litri./ Nafta është ulur me 4 lekë, ndërsa benzia dhe gazi vijojnë po në të njëjtat çmime.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendim i Bordit të Transparencës 08.03.2023:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 8 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.