Borani dhe Silvi, zbulohet motivi që shkaktoi ngjarjen që tronditi Shkodrën

584
0

Dalin detaje të reja dalin nga ngjarja në Shkodër që tronditi mbarë opinionin publik pak ditë më parë.

Sakaq raportohet se hetimet po përparojnë dhe njëra nga pistat kryesore lidhet me aktivitetet e paligjshme të ish-policit jashtë vendit.

30-vjeçari ishte larguar për rreth 2 muaj në Spanjë, nga ku mendohet se ka pikënisjen konflikti që çoi në hakmarrje të Bercanës.

Kurse makina e autorëve që qëlluan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë.

Ky fakt u zbulua nëpërmjet disa numrave serialë të shasisë dhe motorit, sakaq është gjetur dhe pronari i makinës, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Ai është marrë në pyetje nga polciia e Kosovës, pasi u verifikua se vjedhja ishte denoncuar disa ditë para se të ndodhte atentati ndaj Boran Bercanës dhe Silvi Ndocit.

Dinamika e krimit u zbardh pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.