‘Ishte bërë gjysmë robi’, fituesi i Big Brother zbulon gjendjen e Bora Zemanit

93
0

Marrëdhënia e lënë pezull mes Borës dhe Donaldit dhe pëlqimi i këtij të fundit për Beatrixin ka qënë kryefjala e portaleve. Ajo është diskutuar në çdo familje shqiptar, kafe, tavolinë, supermarket. 

Kjo temë është diskutuar edhe nga ish-konkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa, bashkë me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharavina.

Anaidi ka thënë se Bora e dashuron vërtet Donaldin dhe ka deklaruar se ajo është bërë “gjysmë robi”, duke shtuar për aktorin se nuk është duke e menaxhaur mirë situatën.

 “Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, u shpreh Anaidi.