Bonus deri në 800 euro për çdo familje, shteti fqinj ndihmon qytetarët, përfitojnë mijëra shqiptarë

190
0

Qeveria greke njoftoi një paketë të gjerë antikrizë duke folur me shifra konkrete që përmban vendimi ku përfshihet praktikisht pjesa më e madhe e popullsisë së vendit, mes tyre qindra mijë shqiptarë, raporton noa.al duke cituar agjencinë greke të lajmeve AMNA.

Më shumë se 2.3 milionë qytetarë do të marrin bonus të dyfishtë për festat e fundvitit. Bëhet fjalë për një ndihmë financiare të menjëhershme prej 250 eurosh.

Mbi 1.3 milionë qytetarë do të marrin kompensim për ngrohjen gjatë dimrit. Kompensimi është dhënë dhe vitin e kaluar, por sivjet do të jetë më i lartë.

Këto dy pëpërfitime do të kreditohen në llogaritë e përfituesve përpara Krishtlindjeve dhe do t’u japin një frymë likuiditeti familjeve në nevojë në një moment të vështirë për ta.

Kostoja totale e buxhetit të shtetit të dy ndërhyrjeve (ndihma për ngrohjen dhe bonusi) arrin në rreth 750 milionë euro.

Mes tyre përfitojnë një milion pensionistë – krahasuar me 634,000 në prill 2022 – me të ardhura mujore deri në 800 euro, krahasuar me ata me 600 euro në prill.

Kreditim në të ardhurat e tyre përfitojnë dhe 35,000 të moshuar të pasiguruar si dhe 172 mijë invalidë.

Në të njëjtën kohë, ndihmë direkte financiare do t’u jepet 225 000 personave me të ardhura minimale duke marrë pagesë të dyfishtë.

Ndërsa 800 mijë prindër do të marrin shtesë 1.5 herë më shumë të pagesës mujore si ndihmë për fëmijët.

Kostoja totale për sa më sipër shkon në 496 milionë euro.

Sa i përket fondit për ngrohjen, qeveria ndau 500 milionë euro. Po ashtu familjet përfitojnë rimbursim 25 cent për litër karburanti që blejnë. Kështu nëse blejnë 50 litra naftë me çmim 2 euro, do të marrim mbrapsht 12.5 euro.

Në VKM është përcaktuar se 1.3 milionë familje, nga 900 mijë që përfituan më parë, muajt në vazhdim do të marrin nga 100 deri në 800 euro.

Për të përfituar këtë bonus, kufiri i të ardhurave vjetore për beqarët është 16 mijë euro dhe për të martuarit, 24 mijë euro.

Qeveria ka vendosur të rrisë dhe pensionet. Nga shkurti shënohet 7 për qind rritje.