‘Boll u tallët 28 vite’, studentët të pandalshëm, marrin vendimin e madh, ja cfare pritet te ndodhe neser

958
0

Duke mos u munduar të demoralizohen, studentët kane filluar ti japin kurajo njëri tjetrit. Ata shprehen të vendosur të mos ndalin protestat e tyre e madje ta përshkallëzojnë atë deri në plotësimin e kërkesave.

Tre studente dhanë këto mesazhe;

– “Ju lutem që të mos demoralizoheni. Kemi dhjetë ditë e jemi lodhur. Por mjafton një njeri për të mbajtur pishtarin ndezur, rëndësi ka të na dëgjohet zëri. Ju bëj thirrje që të hënën të ngrihemi të gjithë, të mblidhemi këtu. Po lodhemi nga talljet, boll janë tallur me ne 28 vite.”

“U frikësuan të gjitha organizatat, të gjithë spiunët, thanë se studentët janë të paguar. Z Rama do të flas, se unë nuk e jam e paguar, se jam studente, se dua shkollën dhe do të flas derisa ti të plotësosh ato tetë kërkesat.”

– “I kemi thënë të gjitha, por do t’i përmirësim, se z.Rama bën sikur nuk dëgjon, bën si budalla. Vëri gishtit kokës, mos rri në të ngrohtë atje, por dil këtu e firmosi ato kërkesa.”