Boll na vodhët! Qytetarët në protestë! Marshojnë nga Sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë: Protesta edhe në rrethe (PAMJET LIVE)

63
0

Shqipëria marshon drejt Kryeministrisë. Me këtë thirrje qytetarët shqipatrë kanë nisur në orën 11:00 marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera.

Në ditën e katërt të protestës marrin pjesë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të cilët për 3 ditë me radhe që nga e mërkura e 9 marsit, kur çmimi i naftës kapërcepu 260 lekë  kanë protestuar në çdo qytet të vendit duke penguar qarkullimin dhe duke bllokuar akset rrugore.