Boksieri i njohur ndërton 1000 shtëpi për të varfërit në vendlindje

2336
0

Kampioni i botës në boks si dhe njëkohësisht senator i vendit, Manny Pacquiao, ka ndërtuar rreth 1000 shtëpi për të pastrehët dhe të varfërit Filipinas.

Pacquiao, është rritur edhe vetë midis varfërisë ekstreme dhe ka pranuar se gjatë fëmijërisë së tij ai ka fjetur edhe në kuti kartoni, apo në lecka të vjetra të nëpër rrugët e qytetit.

Mamaja e tij ishte një femër e krishterë, e cila e rriti boksierin me rregulla të forta fetarë, dhe dontë që ai të bëhej një prift kur të rritej.

Por, Pacquiao duke e ditur se puna e tij si prift nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për ta nxjerrë atë dhe mamanë e tij nga varfëria, i’u fut rrugës së boksit, e cila i rezultoi mjaft e suksesshme duke qënë se ai është shpallur edhe kampion bote.

Pas suksesit të tij, ai vendosi të ndihmonte dhe të tjerët që nuk e kishin fatin e tij.

Në 2016, boksieri shpenzoi rreth 50 milionë dollarë në ndërtimin e një kompleksi të përbërë nga 1000 vila, të cilat do të vihen të gjitha në dispozicionin e njerzëve të pastrehë dhe të varfër të Filipinës.