U lirua nga Hamasi, pengu izraelit bën veprimin që habiti botën

0

Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit, e cila përfshin edhe Libanin, Sirinë dhe Iranin, ka arritur ditën e saj të 505-të. Në shkëmbimin e shtatë të të burgosurve mes shtetit hebre dhe grupit militant në Rripin e Gazës, Hamas kanë liruar pesë pengje nga grupi prej gjashtë personash të parashikuar.

Në Rafah, një nga vendet simbol të konfliktit në jug të Gazës, janë ngjitur në skenën e zakonshme Tal Shoham dhe Avera Mengistu. Më vonë, në një skenë të ngritur në Nuseirat, në qendër të Gazës, u shfaqën edhe tre pengje të tjera: Omar Shem Tov, Omar Wankert dhe Elia Cohen. I pari, 22-vjeçar, u pa duke buzëqeshur dhe madje duke puthur në ballë militantët e Hamasit që kishte ngjitur.

Në këmbim të lirimit të këtyre pengjeve, Izraeli ka pranuar të lirojë 600 të burgosur palestinezë. Të enjten, Hamasi i kishte dorëzuar Izraelit trupat e pajetë të katër personave, përfshirë binjakët e vegjël Bibas dhe Oded Lifshitz, 86-vjeç, i cili ishte kapur në një kibuc pranë kufirit. Pas një ngatërrese me trupin e një viktime tjetër, Hamasi më vonë ia dorëzoi familjes Bibas trupin e vërtetë të Shiri Bibas, e cila ishte vrarë në robëri.

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy persona, mes tyre një i ri shqiptar 19-vjeçar

0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës në rrugën provinciale 82 që lidh Acquaviva delle Fonti me Gioia del Colle. Tre makina janë përfshirë në aksident, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ku një prej tyre është një 19-vjeçar shqiptar. 

Sipas raportimeve të para nga mediat vendase, dy nga makinat janë përplasur me pasoja shkatërruese, ndërsa viktimat janë drejtuesit e automjeteve. I riu shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 44-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë pas mbërritjes në spital. 

Shoferi i një makine të tretë, raporton Ansa, ka mbetur i padëmtuar. Grupi hetimor dhe karabinierët ndodhen në vendin e aksidentit tragjik dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes. 

E trishtë! Nëna e braktisi 9-vjeç dhe e rritën gjyshërit, historia rrënqethëse e 19 vjecarit që humbi jetën në Santorini!

0

Një djalë 19-vjeçar nga Kamza humbi jetën në Santorini pas shembjes së papritur të çatisë që po riparonte. Emri i 19-vjeçarit është Aurel Elezi, ai ishte jetim dhe kishte shkuar në Santorini për të punuar, për të siguruar për vete një jetë të mirë.

Historinë e Aurelit, e tregon Sabail Gjyni, miku i jetimores ku u rrit 19-vjeçari.

“Aurel Elezi që në moshë 9 vjeçe u braktis nga mamaja e cila u martua në Bosnjë me një burrë tjetër. Babai i tij ishte pijetar dhe nuk punonte. Disa komshij e ndihmuan për ta çuar djalin te një shoqatë turke për bamirësi. Ata e shkolluan dhe e rritën deri në klasën e 9-të në moshën 15-vjeçare.

Unë aty e njoha Aurelin.

Gjithmonë ku bisedonim më thoshte: “Dua të takoj mamin.” Kishte shumë deshirë të takohej me të edhe pse nuk kishte asnjë kontak, por ëndrra dhe deshira e tij ishte madhe. Pasi mbaroi shkollën 9-vjeçare në Kamëz, ai iku në një fshat të Kukësit te njerëzit e mamasë për të gjetur kontakt për mamanë. Nuk e di nëse e takoi të ëmën, por ata njerëz që e mbajtën ishin gjyshja dhe gjyshi. Njëri prej atyre humbi jetën. Kur Aureli arriti moshën madhore 18 vjeç, ëndrra e tij ishte që të kishte një shtëpi ku të ndërtonte familjen e tij të munguar. Ai ndenji 2 vjet në Santorini të Greqisë dhe aty humbi edhe jetën. Jeta e një njeriu të vuajtur, plot halle, merr fund në mënyrë kaq tragjike, në vendin ku iku për të përmirësuar jetën.

Tani është një biznesmen që po i mbulon shpenzimet e varrimit dhe po presin trupin e pajetë të vijë nga Greqia dhe do varroset në Valias, në Kamëz.”, tha Gjyli në DritareTv.

Arresti kardiak, po prek shumë moshat e reja. Mjeku tregon si mund ta parandalojmë: Në radhë të parë..

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake ku po prekin dhe moshat e reja. Mjeku kardiolog Edi Smajlaj na shpjegon rreziqet dhe shkaqet e arrestit kardiak.

Arresti kardiak është një problem serioz që po prek gjithmonë e më tepër moshat e reja. Shkaqet më të shpeshta që janë të pranishme për arrest kardiak janë probleme strukturore të zemrës. Rrahjet e parregullta të zemrës çojnë në arrest kardiak”, u shpreh mjeku kardiolog, Edi Smajlaj.

Por si mund ta parandalojmë arrestin kardiak ?

Në radhë të parë duhet të njohim historinë familjare, duhen të bëhen kontrollet tek mjeku kardiolog jo vetëm moshat e rritura por edhe moshat e reja, mbajtja e një diete të shëndetshme, një jetë me aktivitet fizik“, tha mjeku Smajlaj.

Arresti kardiak nuk mund të shërohet, por trajtimi i hershëm mund ti ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë dhe me një cilësi më të mirë të jetës.

Me sa këmbehen sot Euro dhe Dollari, ja tabela e kursit të këmbimit..

0

Ditën e sotme, më 22 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.2 lekë dhe shitet me 95.3 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.5 lekë, ndërsa në shitje me 105.6 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.9 lekë dhe shitet me 119.9 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 67.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Sa është rreziku që një asteroid të godasë Tokën? NASA jep njoftimin e fundit!

0

Shkencëtarët kanë llogaritur se korridori i rrezikut të tij shtrihet në lindje nga Oqeani Paqësor, mbi Amerikën e Jugut dhe…

Shanset që Asteroidi “2024 YR4” të godasë tokën në 22 dhjetor të vitit 2032 janë ulur sipas një parashikimi të Agjencisë Amerikane të Hapësirës NASA nga 3,1%  në 0.28% këtë të premte.

Ekspertët kishin paralajmëruar se nuk kishte kishte nevojë për panik ndërsa Komuniteti Global Astronomik po monitoronte nga afër Situatën dhe teleskopi hapësinor James Webb pritet që të vëzhgojë objektivin e këtij asteroid gjithashtu edhe përgjatë muajit të ardhshëm.

Parashikimi i mëparshëm prej 3.1% që Asteroidi “2024 YR4” të godiste Tokën në 22 dhjetorit të vitit 2032 ishte kërcënimi më i madh i rregjistruar ndonjëherë nga një asteroid ndaj planetit tone në dy dekada. Asteroidi “2024 YR4”që vlerësohet se ka një diametër nga 40 deri në 90 metra sipas shkencëtarëve ka një përbërje tipike të rrallë me metale.

Shkencëtarët kanë llogaritur se korridori i rrezikut të tij shtrihet në lindje nga Oqeani Paqësor, mbi Amerikën e Jugut, Oqeanin Atlantik, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në Azi. Kjo trajektore e sjell asterodidin mbi 8 nga 100 qytetet më të populluara në botë: Bogotá, Abidjan, Lagos, Khartoum, Mumbai, Kolkata dhe Dhaka.

Vetëm zona urbane e këtyre qyteteve ka një popullsi të kombinuar prej më shumë se 110 milionë banorësh, me potencialin shkatërrues të asteroidit “2024 YR4” ekuivalent me 8 milionë tonë dinamit, afërsisht 500 herë më i madh se fuqia e bombës atomike të hedhur në Hiroshima.

NASA ka testuar tashmë me sukses teknologjitë për të devijuar asteroidet, veçanërisht gjatë misionit të saj DART në vitin 2022, i cili ridrejtoi një asteroid dy herë më të madh se “2024 YR4”.

Kina zbulon koronavirusin e ri, mund të infektojë njerëzit njëlloj si Covid-19

0

Një ekip kinez thotë se ka gjetur një koronavirus të ri të lakuriqit të natës.

Ata shtojnë se ky virus mund të transmetohet nga kafsha te njeriu, sepse përdor të njëjtin receptor njerëzor si virusi që shkaktoi Covid-19, transmeton Klankosova.tv.

Studimi u drejtua nga Shi Zhengli – një virologe lider e njohur si “gruaja e lakuriqëve” për shkak të kërkimit të saj të gjerë mbi koronaviruset e lakuriqëve të natës – në Laboratorin Guangzhou së bashku me studiues nga Akademia e Shkencave Guangzhou, Universiteti Wuhan dhe Instituti i Virologjisë Wuhan.

Ndërsa nuk ka ende një konsensus mbi origjinën e virusit, disa studime sugjerojnë se ai e kishte origjinën nga lakuriqët e natës dhe u hodh te njerëzit përmes një strehuesi të ndërmjetëm të kafshëve. /mynews

Ndryshim drastik, Parashqevi Simaku duke kënduar shqip me Mira Konçin!

0

Pas daljes nga spitali, Parashqevi Simaku është parë me një ndryshim drastik në look, por edhe performancat me këngë shqip kanë qenë më të shpeshta.

Së fundmi, biznesmeni shqiptar Elron Ilirjani, ka publikuar në video në InstaStory.

Ikona e muzikës shqiptare ka kënduar shqip krah Mira Konçit dhe mbesës së saj, Ina Simaku.

Ajo shihet më e lumtur se kurrë duke shijuar këngën shqip, krah njerëzve të dashur.

Ajo që vihet re tek ikona e muzikës shqiptare është ndryshimi drastik në pamje. Parashqevi Simaku është e kuruar, veshur me një fustan të zi me lule të kuqe.

Shqiptaro-filipinezia rrëfen si u njohjen prindërit: Babai shkoi në Filipine për të takuar 5 gra, por…

0

Adile Hoxha është shqiptaro-filipineze. Mamaja e saj është nga Filipinet kurse babi i saj shqiptar i cili morri rrugët e arratisë në vitin 1946. E ftuar në studion e “Rudina” duke ndarë pak nga kujtimet e saj në Shqipëri, ajo tregoi dhe historinë e prindërve, se si fati bëri bashkë një filipineze dhe një shqiptar.

Adile Hoxha tregon se babai i saj ka qenë më parë i martuar në Australi, por pas ndarjes nga gruaja e parë dëshironte që të krijonte një martesë të re. Për këtë ai kërkoi ndihmën e një agjencie martesore, të cilët i sugjeruan 5 gra në Filipine, por në fakt ai nuk zgjodhi asnjërën prej tyre. Zemrën ia mori filipienzja që e shoqëronte.

Adile Hoxha: Babi ishte martuar në Australi dhe u nda nga gruaja e parë. Ai kishte kërkuar një agjenci martesore. Ai kishte 5 gra në Filipine që për disa muaj ai u shkruante letra.

Rudina Magjistari: Të pestave u shkruante letra dhe kush do i pëlqente më shumë në komunikim.

Adile Hoxha: Po, po! Pastaj ai iku në Filipine dhe u takua me mamin tim, sepse ajo ishte një guidë.

Rudina Magjistari: Babi yt pastaj pasi komunikoi me të pesta propozimet që i solli agjencia vendosi që të shkojë në Filipine?

Adile Hoxha: Po!

Rudina Magjistari: Për t’i takuar të pesta apo ai kishte zgjedhur mamanë tënde?

Adile Hoxha: Jo! Ai nuk e kishte zgjedhur fare, ata u njohën vetëm ku babai arriti atje.

Rudina Magjistari: Pse nuk ishte mamaja një nga ato të pesta?

Adile Hoxha: Jo! Kur ai takoi ato 5 gratë, nuk pëlqeu asnjërën, por pëlqeu guidën. Pastaj ishte afruar dhe i kishte thënë mamit nëse donte që të martoheshin bashkë dhe të vinin në Australi. Mami ishte shumë më e re se sa babi. Babi në atë kohë më duket se ishte 57, kurse mami ishte 33-34. Mami i tha që duhet të pyeste babin e saj, ata shkuan të dy morën aprovimin dhe ashtu ndodhi.

E trishtë/ Humb jetën një shqiptar në Santorini, detaje..

0

Një punëtor 19-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën në Santorini të Greqisë pasi u shtyp për vdekje nga shembja e çatisë teksa po kryente punime ndërtimi në një pronë të shpellës në Imerovigli.

Sipas Cyclades24.gr, është arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punën.

Policia po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Ngjarja nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike, ndërsa zona specifike ku po zhvilloheshin punimet nuk është në zonën e ndaluar për shkak të tërmeteve.