RIKTHEHEN 3 ish banorë/ Ja kë vendosi publiku të fusë në shtëpinë e Big Brother

0

Dinamikat në shtëpi sa vijnë e shtohen, teksa “valixhja e tundimeve” e Gjestit do të rikthejë tre ish-banorë.

Mes Klajdit, Krisës, Amberit, Gertit, Redonit, Jozit dhe G Banit, publiku vendosi të rikthejë në lojë Amberin,Jozin dhe G Banin, të cilët do të kenë mundësinë që të bëhet sërish pjesë e garës për çmimin e madh.

Këta jane 3 ish-banorët që u rikthyen mbrëmë në shtëpinë e Big Brother Vip

0

Valixhja e tundimeve” e Gjestit do të rikthente sonte tre ish-banorë mes Klajdit, Krisës, Amberit, Gertit, Redonit, Jozit apo G Banit

Ish-banorët që janë rikthyer vetëm pak më parë në shtëpinë e “BBV4” janë: Amber, G Bani dhe Jozi.

Si ua dha fëmijëve lajmin e humbjes së babait të tyre? Edlira Çepani: Ishte një nga momentet më të vështira..

0

Aktivistja Edlira Çepani, 5 muaj pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Gerti Bogdani, në një intervistë televizive ka zbuluar sesi ua dha lajmin e trishtë dy fëmijëve të tyre.

Ajo tha se ishte një nga momentet më të vështira në jetë dhe “nuk ka fjalë sesi t’ia shpjegosh një fëmije një situatë të tillë”.

“Ishte një nga momentet më të vështira në jetë.

Nuk ka fjalë që e përshkruan dhimbjen dhe nuk ka fjalë sesi t’ia shpjegosh një fëmije një situatë të tillë. Fati i tyre është se ata janë rritur në një familje që i ka dhënë aq shumë dashuri. Me një baba…me dy prindër që u kanë dhënë aq shumë dashuri që e kanë të rrënjosur në zemër për gjithë jetën. Një mungesë kaq e madhe nuk do të plotësohet kurrë. Janë fryti më i bukur i dashurisë tonë, dhe unë sa herë shoh fëmijët në sy, unë aty shoh Gertin. Kam një fat kaq të madh që jam mamaja e tyre”, tha Çepani, në emisionin Rudina në Tv Klan.

Kujtojmë që Gerti Bogdani ndërroi jetë papritur më datë 18 shtator teksa ndodhej në ambientet e një hoteli në Tiranë. Ai ishte në shoqërinë e miqve dhe kolegëve të tij, kur pësoi një goditje në zemër.

Ndryshimi i ores ne 2025: ja data kur kthehet ora

0

Kur kthehet ora legale në mars 2025?

Gjatë natës mes së shtunës, 29 mars dhe së dielës, 30 mars, do të rikthehet ora legale. Në orën 2:00 të mëngjesit të së dielës, 30 mars, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, si dhe të gjitha oraret digjitale, dhe nuk do të rikthehen pas deri më 26 tetor transmeton shqiptari.net

E prezantuar më shumë se një shekull më parë, ora legale është një konventë e menduar për të optimizuar konsumin e energjisë, duke shfrytëzuar në mënyrë më efektive dritën natyrore gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, duke reduktuar kështu përdorimin e ndriçimit artificial gjatë pranverës dhe verës.

Kur rikthehet ora legale në 2025?

Ora legale, si çdo vit, miratohet me kalimin nga sezoni dimëror në atë pranveror. Në vitin 2025, ndryshimi do të ndodhë gjatë natës mes së shtunës, 29 mars dhe së dielës, 30 mars, ku akrepat do të zhvendosen përpara me një orë, saktësisht nga ora 2:00 në 3:00 të mëngjesit.

Pse zbatohet ora legale?

  • Optimizimi i kursimit të energjisë – Ky ndryshim mund të sjellë një kursim më të madh të konsumit të energjisë elektrike, duke reduktuar nevojën për ndriçim artificial në një periudhë të vitit kur ditët fillojnë të zgjaten ndjeshëm.
  • Harmonizimi me vendet e tjera evropiane – Bashkimi Evropian ka vendosur një kalendar të unifikuar për ndryshimin e orës për të shmangur mospërputhjet mes vendeve anëtare, veçanërisht atyre me ekonomi dhe tregti të ndërlidhur.
  • Efekte pozitive në produktivitet dhe mirëqenie – Studime të ndryshme sugjerojnë se ora legale mund të ketë ndikime pozitive në shëndet dhe produktivitet, duke mundësuar më shumë ekspozim ndaj dritës natyrore gjatë orëve të punës.

Sa zgjat ora legale 2025 dhe kur rikthehet ora diellore?

Ora legale do të mbetet në fuqi për shtatë muaj, deri në rikthimin e orës diellore. Kalimi në orën diellore do të ndodhë gjatë natës mes së shtunës, 25 tetor dhe së dielës, 26 tetor 2025, kur akrepat do të zhvendosen një orë prapa (nga ora 3:00 në 2:00).

Cilat janë përfitimet e orës legale?

  • Kursim energjie – Konsumi më i ulët i energjisë elektrike për ndriçim artificial.
  • Më shumë orë drite – Ekspozim më i gjatë ndaj dritës së diellit, me përfitime për shëndetin fizik dhe mendor.
  • Siguri më e lartë rrugore – Më pak aksidente gjatë orëve të mbrëmjes për shkak të dukshmërisë më të mirë.
  • Nxitje për turizmin dhe ekonominë – Mbrëmjet më të gjata favorizojnë bizneset, gastronominë dhe sektorin e turizmit.

A është ende në diskutim heqja e orës legale në Evropë?

Vitet e fundit ka pasur shumë diskutime mbi mundësinë e heqjes së orës legale në Bashkimin Evropian. Në vitin 2018, Parlamenti Evropian votoi në favor të opsionit që secili shtet të vendosë nëse do të përdorë vetëm orën diellore ose vetëm orën legale. Megjithatë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve të ndryshme, reforma është pezulluar dhe ndryshimi i orës vazhdon sipas kalendarit aktual.

Si pritet moti 5 ditet në vijim? Sinoptikania zbulon surpizat e Motit për ditët e para të Marsit

0

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, Muaji shkurt mbyllet me intervale kthjellimesh dhe reshje të pakta, por me rritje temperaturash percjell shqiptari.net.

Cfarë pritet ditët e para të marsit? Ndiqni videon me poshte..

Tha se e quajti “Ndryrësirë” Del regjistrimi audio brenda gjykatës mes Erion Veliajt dhe prokurorit Ols Dado

0

Ky regjistrim audio i seancës gjyqësore të 12 Shkurtit kur u caktua masa e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj e ka përplasur këtë të fundit me SPAK dhe GJKKO. Gjatë replikave me prokurorin e SPAK Ols Dado, Veliaj thotë se ai e ka fyer duke e quajtur “ndyrësirë”.

Erion Veliaj:aty mund të ndërtojë vetëm ai që ka pronën ose…

Prokurori Ols Dado: E di se ku shkon ky…

Gjyqtari Erjon Bani: Ju lutem!

Veliaj: Po ju them si funksionon. Pra lejen nuk e merr organizata e arkitekturës vetëm se ka një ide.

(Dëgjohen disa zëra njëkohësisht)

Prokurori Ols Dado: Po s’ke turp që thua banesën e prokurorit këtu, tregon banesën e prokurorit, ça është ky është kërcënim? Është kërcënim është ky?

Ndryshon kursi i këmbimit, ja cfarë ndodhi sot me monedhat e huaja..

0

Sot, më 25 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë.

Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.5 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.8 lekë dhe shitet me 119.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 66 lekë, ndërsa në shitje me 66.9 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për monedhat e huaja:

Detaje tronditëse nga vdekja e 3 vjeçarit, prindërit e morën fëmijën nga spitali me firmë, të nesërmen ndodhi tragjedia. Mjekët i kërkuan..

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mjedë në Vau Dejës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Tiranës.

Sipas raportimeve, vogëlushi është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka marrë një serum dhe më pas është larguar me prindërit. Mjekët kishin rekomanduar që ai të qëndronte në observacion për mbikëqyrje të mëtejshme, por familjarët kanë firmosur për ta çuar në shtëpi.

Të nesërmen, gjendja e tij është përkeqësuar ndjeshëm dhe është rikthyer me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në reanimacion.

Ndërkohë, motra e tij 7-vjeçare ka shfaqur simptoma të ngjashme dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ajo ndodhet në gjendje kritike, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar. Shkaqet e kësaj tragjedie mbeten ende të paqarta.

Aktualisht, po kryhen analizat toksikologjike për të përcaktuar shkakun e sëmundjes që preku dy fëmijët, ndërsa burime pranë Spitalit të Shkodrës kanë përjashtuar infeksionin nga meningiti.

Nëna e fëmijëve, e cila është shtatzënë, ndodhet nen kujdesin e bluzave të bardha.

Autoritetet dhe mjekët po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje tragjike.

Të gjithë i keni degjuar këngët e saj/ Arti në zi, ndërron jetë këngëtarja e njohur, legjenda e muzikës

0

Roberta Flack, këngëtarja amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Këngëtarja e xhazit dhe soul-it, e cila u rrit në Virxhinia, ishte e njohur për hitet e saj Killing Me Softly dhe The First Time Ever I Saw Your Face.

Suksesi i të dyja këngëve në vitet 1970 e bëri atë artisten e parë që fitoi çmimin Grammy për regjistrimin e vitit në dy vite radhazi.

Një përfaqësues i Flack tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar që e mrekullueshmja Roberta Flack u nda nga jeta këtë mëngjes, më 24 shkurt 2025.”

“Ajo ndërroi jetë në paqe, e rrethuar nga familja e saj. Roberta theu kufijtë dhe rekordet. Ajo ishte gjithashtu një edukatore krenare.”

Këngëtarja njoftoi në vitin 2022 se vuante nga Sëmundja e Neuronit Motorik (ALS), një sëmundje e sistemit nervor që ndikon në qelizat nervore në tru dhe në palcën kurrizore.

Suzanne Koga, menaxherja e saj, tha në atë kohë se sëmundja “ia kishte bërë të pamundur të këndonte dhe të vështirë të fliste”.

Në vitin 2016, Flack pësoi një goditje në tru, e cila i shkaktoi shumë komplikime shëndetësore. Megjithatë, ajo vazhdoi të përpiqej të këndonte në publik kur mundej. Para një performance të planifikuar në vitin 2018, një gazetar e pyeti nëse do të këndonte “hitet e vjetra”.

“Nuk ekziston diçka e tillë si një hit i vjetër,” u përgjigj ajo, duke shtuar se ekzistojnë vetëm “klasikë”.

Flack arriti famën botërore relativisht vonë në karrierën e saj, pasi u diplomua në Universitetin Howard në moshën 19-vjeçare dhe punoi si mësuese muzike.

Tronditëse/ Shpëton pas 3 muajsh pengmarrje 27-vjeçarja, u torturua dhe përdhunua, 40 vjeçari në kërkim

0

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Republikën Çeke, ku një 27-vjeçare raportohet se u mbajt peng dhe u përdhunua për 3 muaj.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në fshatin Sirem, rajoni Louny, ku e reja u rrëmbye nga një 40-vjeçar, i identifikuar si Karel N. Ai kishte arritur ta fuste me forcë në kamionin e tij dhe e kishte dërguar në bodurm. Pikërisht, ky vend i errët dhe me kushte të këqija do të kthehej në burgun e saj për 3 muaj.

27-vjeçarja raportohet se u dhunua fizikisht dhe më pas u përdhunua nga 40-vjeçari. Karel gjithashtu i jepte për të ngrënë në një tas për qen dhe e lidhte në një krevat metalik me zinxhirë. E reja arriti të arratisej vetëm në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 16 shkurt, pasi u ndihmua nga fqinjët aty pranë.

Dy të moshuarit që i erdhën në ndihmë, thanë se kur 27-vjeçarja u trokiti në derë, ishte thuajse e zhveshur me shenja në fytyrë e trup, dhe rreth qafës kishte të lidhur një zinxhir qensh me gjemba. Po ashtu ajo e kishte kokën të rruar dhe ishte tepër e dobët në trup. Ajo tregoi se rrëmbyesi i jepte shumë rrallë për të ngrënë vetëm bukë thatë dhe ujë të pisët për të pirë.

Rrëmbyesi 40-vjeçar është tashmë në kërkim, teksa rezulton se ai është dënuar hde më herët për një rast makabër përdhunimi. Sipas autoriteteve vendase, në vitin 2021 ai kishte torturuar dhe abuzuar seksualisht një 22-vjeçare pasi e joshi atë të shkonte në shtëpinë e tij, duke i premtuar se do t’i gjente një punë.

Ai dyshohet se i ka vendosur një maskë qeni22-vjeçares në kokë, e ka varur me zinxhirë nga këmbët dhe duart dhe i ka bërë goditje elektrike.  E reja arriti t’i shpëtojë kalvarit pas një dite.

Karel N. u burgos me tre vjet për përdhunim dhe privim lirie, por ai u lirua para kohe me kusht në 2022 pas një apeli. Ai u betua në atë kohë se nuk do ta bënte më kurrë diçka të tillë dhe gjykatësi vendosi se dënimi me tre vjet që i ishte dhënë Karel N. ishte në mënyrë disproporcionale i ashpër, duke bërë që ai të lirohej.