Skip to content

Bllokohen sërish rrugët në Tiranë, zbulohet arsyeja

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë publik planin e masave për mbarëvajtjen e Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, i cili do të zhvillojë punimet ditën e nesërme në kryeqytet.

    Për këtë arsye për garantimin e lëvizjes së delegacioneve të huaja do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore.

    Në ardhje të delegacioneve Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.

    -Në largim të delegacioneve: Rruga “George  W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i  Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

    Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.

    Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

    Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.