Skip to content

Basha blindon sërish derën e selisë së PD (Video)

    Pas protestës së 8 janarit, në selinë e PD duket se është vendosur që të blindohet sërish dera.

    Në pamjet e siguruara duket se vijon puna, ndërsa nuk dihet përse u morën këto masa.

    Nga ana tjetër, Sali Berisha është zotuar se do të rikthehen sërish me protesta ndërsa gjithçka ndodhi më 8 janar e cilësoi normale pasi demokratët duan të hyjnë në shtëpinë e tyre.

    Ndaj thotë se ishte paqësore, pavarësisht se u thyen xhama e u shqyen dyer ndërsa protestuesit mbanin leva dhe gurë në duar teksa tentonin të hynin në seli.

    Kujtojmë se ditën e djeshme, Basha mblodhi në seli Kryesinë, e cila vendosi për përjashtimin e Sali Berishës dhe 7 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit nga Partia, dhe pezullimin e 19 të tjerëve.